E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët durrsakë me kryetar të komanduar nga Tirana

13/05/2009  Zgjedhja e kryetarit të ri të PS-së në Durrës

asambleja e Partisë Socialiste e Qarkut të Durrësit është detyruar të pranojë vendimin e ardhur nga kryesia qendrore e kësaj partie, e cila ka deleguar kryetarin e degës. Anëtari i kryesisë së PS-së para dy ditësh u ka bërë të ditur anëtarëve të asamblesë se PS-në në Durrës deri më datë 28 qershor do e drejtojë Edison Konomi. Emërimi i Konomit, menaxheri i “Banca Itialiana di Svilupo” në Durrës, duket se ka pasur mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së qytetit bregdetar. Ky vendim ka sjellë reagime nga salla, por asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vendim të marrë në selinë qendrore. Në kohën që Gazmir Bizhga u shty të jepte dorëheqjen në asamble u tha se po mendohej për të sjellë qoftë edhe përkohësisht një kryetar të komanduar, gjë që solli kundërshti. Madje, pati nga ata që qortuan fort Edi Ramën lidhur me mënyrën se si po menaxhonte krizën në PS-në e Durrësit, krizë e cila është deklaruar që në vitin 2005 nga shumë socialistë. Ndërsa PS-ja në Durrës vetëm një javë më parë dërgoi në Tiranë 5 emra, ku emri i kryetarit të komanduar Edison Konomi as që ishte vënë në diskutim në asamble, Tirana përmbys të gjitha propozimet. Asambleja e PS-së ka diskutuar gjatë edhe emrat për kandidaturat e mundshme në listën për deputetë të Qarkut të Durrësit pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›