Minutazhi televiziv, PD-PS kohë të barabartë
13/05/2009 KQZ do miratojë në mbledhjen e sotme kohën e transmetimit për fushatën
Dy partitë e mëdha kryesore në vend, ndonëse përfaqësohen me disa mandate diferencë nga njëra-tjetra, do të kenë të njëjtën kohë transmetimi të fushatës zgjedhore në Radiotelevizionin Publik. Të njëjtën kohë mes tyre do të kenë edhe partitë e tjera parlamentare: jo më pak se 15 minuta dhe jo më pak se 10 minuta partitë joparlamentare që janë regjistruar në zgjedhjet parlamentare 2009. E vetmja parti që ka pas mandate në Kuvend, por që këtë herë s’do të ketë minutash, është Partia Demokrate e Re, e cila nuk figuron zyrtarisht e regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor. Në pikën 1 të nenit 80 të Kodit Zgjedhor parashikohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton minutazhin falas që Radiotelevizioni Publik vë në dispozicion gjatë fushatës zgjedhore të partive politike parlamentare dhe jashtë parlamentare të regjistruara në KQZ. Mbështetur në këtë nen, për partitë parlamentare që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë më shumë se 20 për qind të vendeve në parlament, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton një minutazh të barabartë prej jo më pak se 30 minutash në Televizionin Publik dhe po aq në Radion Publike, kurse për partitë e tjera parlamentare, të cilat kanë marrë më pak se 20 për qind të vendeve në Parlament, kjo kohë është jo më pak se 15 minuta. Për sa u përket partive jashtëparlamentare që marrin pjesë në zgjedhje, ato përfitojnë 10 minuta në Televizionin Publik dhe 10 minuta në Radion Publike. Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të vitit 2005 për Kuvendin e Shqipërisë, duke përcaktuar numrin e mandateve të fituara nga secili subjekt zgjedhor, partitë që kanë marrë më shumë se 20% të vendeve në Parlament janë PD-ja dhe PS-ja, ndërsa partitë më pak se 20% të vendeve në Parlament, 10 të tilla si: PR, PSD, LSI, PDR, PAA, AD, PBDNJ, PDK, PDS dhe PBLD.
Përjashtimi i PDR-së
Si subjekte zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 2009-s janë regjistruar gjithsej 45 parti politike. Nga partitë parlamentare që kanë përfituar mandate sipas vendimit të KQZ-së rezulton se PDR-ja nuk është regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e 2009-s.
Joparlamentaret
Në KQZ janë regjistruar gjithsej 33 parti politike joparlamentare. Partitë politike jashtë parlamentare që marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin 2009, sipas këtij vendimit të KQZ-së, duhet të përfitojnë 10 minuta në Televizionin Publik dhe 10 minuta në Radion Publike.