Dule heq “kostumin blu”, bën gati atë rozë
Zgjedhjet e qershorit, PBDNJ-ja: “Rrezik nga manipulimi”. Dule: “Qeveria “Berisha”, e paaftë për reforma sociale”
Luis Tanushi
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, la të hapur mundësinë e futjes në koalicionin e majtë. Kryetari Dule në kongresin e PBDNJ-së në Tiranë u tregua kritik ndaj situatës në vend. Dule akuzoi qeverinë “Berisha” për mungesë reformash, sidomos ato me karakter social. Ai tha se vendi ka ende nevojë për reforma të thella në disa sektorë si në arsim, çështjet sociale, ekonomike dhe në trajtimin e minoriteteve.
Akuzat ndaj qeverisë
Kreu i PBDNJ-së shprehu shqetësimin për mundësinë e manipulimeve në këto zgjedhje. Një akuzë tjetër e kreut PBDNJ-së lidhej me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Dule deklaroi se kryeministri e përdori futjen në NATO si slogan politik. “Integrimi në NATO dhe vetë arritja në Aleancë u përdor si slogan demagogjik, më shumë se si arritje e të gjithë shqiptarëve”, -u shpreh Dule. Sipas tij, një nga çështjet me rëndësi për PBDNJ-në është dhe vota e emigrantëve. Vangjel Dule tha se forca politike që ai drejton kërkoi me forcë gjatë hartimit të Kodit Zgjedhor që t’u krijohej mundësia emigrantëve të votonin. Dule u shpreh se e drejta e votës së emigrantëve nuk ndodhi për shkak të spekulimit të politikës. “Qeveria në të cilën ne kontribuojmë u angazhua se në zgjedhjet e kësaj radhe emigrantëve do t’u garantohej e drejta e votës. Edhe në këtë sektor të politikës mbizotëron slogani dhe spekulimi”,- theksoi Dule. Dule u shpreh se konsolidimi i shtetit ka ecur me hapa të ngadaltë. “Gjatë 19 viteve të fundit vendi vuan një brishtësi të stërzgjatur mbi konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Jeta politike përjeton ende pasojat e një tolerance të pakuptimtë dhe shpeshherë mbizotërohet nga një polarizim shterpë e artificial që me pasojat e veta demokratike ndikon në jetën e qytetarit e të shoqërisë”,- tha kreu i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut. Ai kërkoi një frymë të re në trajtimin e qytetarëve dhe të shoqërisë. Dule kërkoi nga shteti “që të mos jetë mekanizëm konservator që nuk e pranon ndryshimin, nuk e pranon risinë, nuk e pranon frymën e re në trajtimin nga ana e tij të qytetarit dhe të shoqërisë”.
Fushata
Kryetari i PBDNJ-së prezantoi disa orientime kryesore te fushatës zgjedhore dhe te programit elektoral. Dule premtoi se në 4 vitet e ardhshme do të investohet në modernizimin e shtetit shqiptar, në përmirësimin e jetës në fshat dhe në kujdesin e veçantë për emigrantët. Kryetari Dule deklaroi se politikat e forcës që ai drejton do mbështesin dhe duhet të arrijnë në praktikë garantimin e fermerit, për shpërblimin e mundit të tij. Premtim tjetër ishte krijimi i kushteve optimale, për prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale biologjike, si për nevojat e tregut vendas, ashtu dhe për nevojat eksportuese. “Do të eliminojmë emigracionin ilegal që vë në rrezik jetën e bashkëqytetarëve tanë në nevojë duke realizuar marrëveshje të plota emigrimi të organizuar apo punësimi sezonal me vendet kryesore pritëse të valëve të emigracionit tonë, kryesisht me Greqinë dhe Italinë”, - tha Dule.
Megjithëse nuk e pohoi në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkimin me koalicionin e majtë, Dule, nëpërmjet kritikave ndaj qeverisë së djathtë, nënkuptoi largimin e mundshëm të tij nga koalicioni i djathtë. Ai bëri të ditur se PBDNJ-ja do të zyrtarizojë vendimin për t’u bërë pjesë e një prej koalicioneve më 12 maj, që është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Nëse do të duhet që të lëmë mënjanë krenarinë tonë të kandidimit më vete, do të dëshironim pëlqimin tuaj që me shumë vëmendje ditën e martë strukturat drejtuese të PBDNJ-së në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë strategjikë, me ‘Omonian’, me Unionin Vllah, me shoqatën ‘Rozafa’, etj, do të nxjerrim një vendim përfundimtar”,- u shpreh Dule. Edhe partitë e tjera të majta kanë lëne të hapur mundësinë e futjes së PBDNJ-së në koalicionin e drejtuar nga PS-ja. Drejtuesit e këtyre partive janë shprehur se ecuria e bisedimeve për bashkëpunim për në zgjedhjet e 28 qershorit me PBDNJ-në është pozitive. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku PBDNJ-ja ka konkurruar në disa zona si forcë më vete, këtë herë është e pamundur për këtë parti që të kandidojë e vetme. Sistemi i ri zgjedhor përcakton se partitë pjesëmarrëse në koalicion janë më shumë të favorizuara se partitë që dalin vetëm në zgjedhje.
11 Maj 2009