Shkelja e statutit, kuarteti që po harton listat e deputetëve të PD-së
Sipas statutit, kandidaturat shqyrtohen nga kryesia qendrore. Vetëm katër persona po vendosin emrat e deputetëve të PD-së
Eljona Ballhysa
Listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike po hartohen nga kryesia e vogël, në kundërshtim të hapur me Statutin e kësaj partie. Kryesia e vogël është një strukturë që nuk njihet nga Statuti i partisë dhe që përbëhet vetëm nga katër individë. Konkretisht për deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike po vendosin kryetari i PD-së, Sali Berisha, nënkryetarët Topalli e Patozi, si dhe sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode. Ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve të Kryesisë Qendrore nuk janë në dijeni të emrave të kandidatëve që janë në diskutim. Vetë deputetët e PD-së e bëjnë të ditur për gazetën një fakt të tillë. Ata shprehen se vetëm kryesia e vogël po merret me përcaktimin e emrave të kandidatëve për deputetë të PD-së. Madje edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore pohojnë se kjo strukturë nuk është mbledhur asnjëherë për të diskutuar rreth mënyrës së përcaktimit të kandidatëve për deputetë.
Statuti
Në bazë të Statutit të partisë është Kryesia Qendrore ajo që vendos për listat e deputetëve. Por anëtarët e saj janë të bindur se lista e deputetëve tashmë është gati dhe është hartuar vetëm nga kryesia e vogël, duke ngushtuar transparencën dhe vendimmarrjen demokratike në parti, si dhe duke shkelur në mënyrë të hapur Statutin e PD-së. Sipas anëtarëve të Kryesisë Qendrore lista e deputetëve do t’i bëhet fakt i kryer kësaj strukture dhe pritet që të mos merren në konsideratë mendimet e anëtarëve të Kryesisë. Në bazë të Statutit të partisë, në nenin 34 të tij, theksohet se “kandidaturat për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë konsultohen nga gjithë anëtarësia e PD. Kryesia e Nëndegës formulon propozimet në emër të saj, sipas procedurave të përcaktuara nga Kryesia e PD, dhe ia paraqet Kryesisë së Degës”.
Më tej në nenin 43 të Statutit shkruhet se “Kryesia ka të drejtën e ndërhyrjes dhe refuzimit të kandidaturave të përzgjedhura nga organet lokale të Partisë. Ajo i propozon Këshillit Kombëtar kandidaturat për përfaqësuesit e saj në postet e larta të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”. Pra roli i Kryesisë Qendrore sipas Statutit të partisë është i mirëpërcaktuar dhe ka kompetenca të atilla sa të propozojë dhe të vendosë jo vetëm për kandidatët për deputetë por edhe për poste të rëndësishme në pushtetin legjislativ dhe në atë ekzekutiv. Por duket se zbatimi i këtyre neneve të Statutit të PD-së, është larg realitetit. Për gjithçka në selinë blu vendos katërshja, Berisha-Topalli-Bode-Patozi.
Deputetët
Ndërkaq deputetët e PD-së vazhdojnë të ndihen të pasigurtw për rikandidimin e tyre në këto zgjedhje. Ata pohojnë se nuk kanë asnjë informacion nga lidershipi i partisë se çfarë do të ndodhë me ta, do të rikandidojnë apo jo, do të ndryshojnë zonë elektorale apo jo. Deputetët pohojnë se janë në pritje që PD-ja të nisë mbledhjen e strukturave gjatë javës së ardhshme. Kjo përkon dhe me procesin e organizimit të Kuvendit Kombëtar Elektoral i cili do të mbahet më 23 maj. Sipas burimeve pritet zhvillimi i një mbledhjeje Kryesie të PD-së së shpejti, ndoshta ditën e hënë pas seancës së fundit parlamentare. Megjithatë ende nuk dihet saktësisht, pasi mbledhjet e Kryesisë së PD-së gjithmonë lajmërohen në çastin e fundit. Gjatë kësaj mbledhje ka shumë mundësi që lista paraprake e kandidatëve për deputetë të marrë vulën përfundimtare të lidershipit të partisë. Kjo do t’i japë fund dilemës së shumë deputetëve aktualë për rikandidimin e mundshëm të tyre.
11 Maj 2009