E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shemben 4 kate aksion i policise bashkiake ne Tirane

Kjo është një ndërtesë pa leje, katërkatëshe e ngritur rreth një vit më parë jo shumë metra larg qendrës së Tiranës, në rrugën e Kavajës. Herët në mëngjesin e së mërkurës, policia bashkiake së bashku me punonjësit e bashkisë ka filluar prishjen e këtij ndërtimi pa leje.

I pranishëm ka qënë dhe vetë kreu i  bashkiakëve Florenc Hoxha, i cili u shpreh se aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë do të vazhdojë. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë ligjin për të ngritur një ndërtim.

"Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin. Ju bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve, të bashkëpunojnë me Policinë Bashkiake, pasi zbatimi i ligjit do të jetë i vazhdueshëm dhe do të kthehet në rutinën e përditshme të punës. E gjithë kjo ndërtesë është pa leje. Janë katër kate dhe nuk janë respektuar kushtet e ndërtimit”-tha Florenc Hoxha, Drejtor i Policisë Bashkiake.

Vetëm gjatë një periudhe kohore prej 72 orësh policia bashkiake evidentoi rreth 67 objekte pa leje, ndërkohë që tashmë ato do të fillojnë të gjitha të prishen për t’i rikthyer komunitetit, hapësirën e mëparshme. Ndërkohë në bashkinë e Tiranës sipas autoriteteve të këtij institucioni, kanë ardhur me dhjetra denoncime nga qytetarë të ndryshëm në lidhje me ndërtimet pa leje.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›