E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busti i Havzi Neles bashkeshortja Premtim i pambajtur

Në 23-vjetorin e vdekjes edhe pas shumë premtimesh dhe vendimesh zyratre, ende nuk është vendosur në qytetin e Kukësit, busti i poetit dhe disidentit Havzi Nela. Bashkëshortja e tij mes vetmisë dhe dhimbjes do të vijojë të trokasë në dyer zyrtarësh derisa busti i  poetit të vendoset në sheshin ku ai u var në 10 gusht të vitit 1988.

“Për Havzi Nelën nuk kujtohen. Nuk kanë bërë asgjë. Është folur disa herë që me vendim të këshillit bashkiak do të vendoset busti në shesh, nuk është vendosur. U premtua në vitin 2009, por që atëherë e deri më sot është lënë në harresë. Nuk u bë asgjë”-thotë Lavdie Nela, bashkëshortja e poetit.

Ndërsa drejtësia vijon të mungojë për familjen Nela.

“Personat që kanë varur poetin, bashkëshortin tim, ata njerëz kanë qenë në piramidën më të lartë të shtetit shqiptar. Nuk i ka ndëshkuar askush. Unë kërkoj nga institucionet shtetërore, pushteti vendor, qendror, nga kryeministri Berisha që këta njerëz kriminelë të mos kenë mandatin e deputetit, as të ministrit, por të dalin përpara drejtësisë”-theksoi ajo.

Problemet e mësuesit dhe poetit Havzi Nela me regjimin komunist filluan në vitin 1967 kur ai kundërshtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjeve për gratë e fshatatit për të përfunduar në 10 gusht të vitit 1988 me varjen e tij me një vendim të formës së prerë.

Flutura Tota                            

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›