Tregu i Vlores pa pune demtohet nga ambulantet

Tregtarët e ambulantë dhe të palicensuar kanë bërë që puna në tregun e shumicës së Vlorës të bjerë ndjeshëm edhe pse në këtë periudhë për shkak të prodhimit vendas në këtë treg situata duhej të ishte krejtësisht tjetër. Duke qenë se bashkia merr rregullisht taksat nga administartorët e tregut, ata kërkojnë ndërhyrjen e saj për minimizimin e këtij fenomeni.
“Tregu nuk shfrytëzohet në kapacitetet maksimale të tij. Kjo për pasojë, ka sjellë uljen e të ardhurave dhe shumë tregtarë kanë vepruar në mënyrë pirate, duke shitur në mënyrë të padrejtë në rrugët e qytetit”-thotë Mariglen Dervishi, drejtor i tregut të shumicës.
Por nuk janë vetëm tregtaret ambulantë. Vështirësitë shtohen nga rruga që lidh qytetin me tregun si edhje nga mungesa e vazhdueshme e ujit për shkak të amortizimit të linjave. Shoqëria që administron tregun paralajmëron falimentin në rast se vijon kjo situatë në infrastrukturë dhe në intensitetin e ulët të punës.
Festim Llanaj