E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule, kërkon falje për "tradhtarët" e PBDNJ

Në takimin promovues të fushatës zgjedhore të PBDNJ, mbajtur pasditen e së mërkurës në kinoteatrin "Butrinti", Saranda është cilësuar si zona më kompakte e minoritetit etnik grek. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kërkoi nga Saranda ndjesë publike për mbështetjen e dhënë ndaj Kosta Barkës dhe Spiro Kserës, duke përsëritur edhe një herë se ata kanë qenë zgjedhja e tij. Ndërsa kandidati i PBDNJ-së, Llambi Pandeqi, shprehu bindjen e sigurt të fitores në këto zgjedhje parlamentare. Ai shprehu qëndrimin e PNDNJ kundrejt faktit që PD ka larguar këto ditë nga puna shumë njerëz nga administrata publike, duke u shprehur se ata do të kthehen në punë pas 28 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›