E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Mandati i dytë, do të jetë mandat pune

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, e ka vijuar turin elektoral në Devoll. Në fjalën e tij, Mediu u ndal te puna e bërë nga mazhoranca aktuale, pjesë e së cilës është edhe PR-ja dhe tha se mandati i dytë do të jetë gjithashtu një mandat pune, një mandat angazhimesh të së djathtës për dhe me të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim. "Ne do të kemi angazhimin maksimal për të parë me përgjegjësi atë që kemi bërë, por dhe atë që do të bëjmë në të ardhmen. Por unë besoj se jemi përsëri së bashku për të vazhduar rrugën tonë, sepse Zoti na ka thënë të vazhdojmë përpara dhe ne ashtu do të bëjmë, sepse kjo është ëndrra jonë, qëllimi ynë", u shpreh Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›