Ish të persekutuarit, fushatë me Ndokën
Ish të përsekutuarit politikë kanë hapur dje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. I pranishëm në çeljen e kësaj sfide elektorale ishte edhe kryetari i PDK-së, Nard Ndoka. Në fjalën e tij, ai u shpreh se për 18 vjet, ish të persekutuarit janë harruar dhe janë diskretituar më keq sesa në vitet e diktaturës, pasi sot në pushtet janë sekretarët e parë të partisë apo djemtë e tyre. "Unë jam i vetmi që vij nga shtresa e të persekutuarve dhe mbi mua, ju e keni parë sulmin politik të bijve të komunistëve", u shpreh Ndoka.