Topalli: Do të hapim 160 mijë vende pune
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një takim elektoral me gratë dhe vajzat e zonës së Kombinatit. Në fjalën e saj, Topalli u shpreh se "në mandatin e dytë, fokusimi ynë do të jetë punësimi, punësimi, punësimi, 160 mijë vende pune është një premtim që do ta mbajmë". Më pas ajo ka përmendur arritjet e mëdha të kësaj qeverie, duke thënë se ato preken në çdo rrugë dhe në çdo lagje të vendit. Topalli ka sulmuar më pas kryetarin e bashkisë, Edi Rama, duke theksuar se "kryetari i Bashkisë së Tiranës, siç e keni ndjekur, hapi fushatën e tij elektorale me djemtë e bllokut të vjetër në Qytetin e Studentit".