Rrogat e “çmendura” në kombëtaren shqiptare

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Të pasur dhe të famshëm nëpërmjet futbollit. Rrogat e cmendura që kanë përfshirë futbollin në Evropë, nuk mund të linin jashtë kësaj tendence edhe lojtarët e përfaqësueses shqiptare. në fund të vitit 2007, sistemi i pagesave nuk ka ndryshuar vetëm për yje si Ronaldinjo, Lampard apo Xhon Terri. Shqipëria ka "pasanikët" e saj në futboll, madje me lojtarë që i kalojnë edhe 1 milion eurot në vit nëpër klubet e tyra. Piramida e më të paguarve në kombëtaren shqiptare nis me Lorik Canën, që me kontratën e re të nënshkruar me klubin e tij Olimpik i Marsejës, përfiton rreth 160 mijë euro në muaj apo e thënë ndryshe, 1,92 milionë në vit. Mesfushori kuqezi paguhej me 1,2 milionë deri pak muaj më parë, por zgjatja e kontratës me klubin nga "Velodrome", solli detyrimisht edhe një rritje të pagës së tij. Gjithsesi, Lorik Cana ende nuk ka mundur të kalojë shumën e 2,4 milionë eurove që merrte deri 2 vjet më parë Altin Lala, atëherë kapiten i Hanovër 96 në Bundesligën gjermane. Kapiteni kuqezi vazhdon të ruajë përfitime të mira nga klubi i tij. Në moshën 32 vjecare, ai paguhet me 1,3 milionë euro në vit, një shumë vërtetë e konsiderueshme dhe që vjen më shumë për shkak të emrit që ai ka krijuar në Hanovër, një qytet ku respektohet nga të gjithë. I treti në këtë renditje vazhdon të mbetet Erjon Bogdani. Sulmuesi kryesor i kombëtares përfitonte 750 mijë euro në vit në radhët e Kievos, por kontrata një vjecare e nënshkruar me Livornon, e ka cuar në 950 mijë rrogën e tij vjetore. Bomberi kuqezi hyn gjithashtu tek një prej më të paguarve te Livorno. Renditja Pas Canës, Lalës e Bogdanit, renditja e futbollistëve më të paguar në kombëtaren shqiptare vijon me Ervin Skelën. Edhe pse rroga e tij nuk është zyrtarisht ende publike, për fantazistin thuhet se ai merr mbi 350 mijë euro në klubin e Energji Kotbusit. Në këtë pikë, rroga e tij vjetore është dukshëm më e vogël se ajo e ish-kapitenit kuqezi Igli Tare, i cili me Lacion ka një kontratë prej 550 mijë eurosh në sezon, e cila skadon në 30 qershor të vitit 2008. Me ngjitjen e Karlsruhes në Bundesligën e parë gjermane, një rritje të konsiderueshme të pagës ka përfituar edhe Edmond Kapllani, i cili paguhet afro 220 mijë euro në sezon. Sulmuesi durrsak ishte një nga heronjtë e nxjerrjes së klubit në Bundesligë dhe drejtuesit e shpërblyen me një kontratë moderne, ndoshta duke pasur frikë edhe nga ofertat nga jashtë për shkak të 17 golave të shënuar në sezonin e shkuar. Pas Kapllanit, më i paguar është Besart Berisha, i cili përfiton mbi 200 mijë euro në klubin e tij anglez, Burnley FC. Në Salihi, merr 130 mijë euro me klubin e tij SV Ried në Austri. Në Shqipëri Në kampionatin shqiptar, lojtari më i paguar vazhdon të mbetet mesfushori i Tiranës Klodian Duro, të paktën përsa i përket rrogës. Futbollisti i kombëtares ka pësuar një ulje të vogël të pagës së tij në krahasim me 105 milionët e vitit të shkuar, , ndërkohë që pas tij mbetet Devi Muka me mbi 60 milionë. Gjithsesi, kjo llogari bëhet pa marrë parasysh premiot. Nga më të paguarit janë gjithashtu edhe Nevil Dede apo Iljon Lika, bashkë me futbollistë që nuk luajnë në kombëtare si Sinani apo Fortuzi. Burimi: Gazeta Shqiptare Artikulli orgjinal