Trajner “wanted”, 23 kandidatë për një post

Nga Leonard Karaj, TIRANA OBSERVER
Shafer, Sidka, Horsht, Zeman apo Skala, Xhentile, Maifredi? Italian apo gjerman? Të famshëm dhe me eksperiencë, apo të ri dhe plot energji? Një tjetër "Dosena" i famshëm në vendin e lindjes, por të pa vendosur për postin dhe punën e tij apo një të ashpër si Baric dhe pothuajse rezultativ. Një Brigel, më shumë menaxher se sa trajner apo një shqiptar që njeh mirë mentalitetin e kuqezinjëve? Këto dhe të tjera dilema i duhet t'i zgjedhë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë këtyre ditëve mbi figurën e "timonierit" të ri të kuqezinjëve. Por mes gjithë kësaj gjullurdie, një fakt është për t'u theksuar; të paktën kandidaturat për postin e trajnerit të kombëtares nuk mungojnë si asnjëherë tjetër. Një javë pas dorëheqjes së Baric, më shumë se 23 trajnerë janë skeduar në federatë, duke shikuar edhe variant më të mirë. Duka prej ditës së djeshme është zhvendosur në Vjenë për takime me menaxherë të ndryshëm. Natyrisht synohet jo vetëm më i miri, por edhe më i përshtatshmi përsa i përket rrogës dhe premiove. Drejtuesit e FSHF-së edhe më parë patën deklaruar se nuk kanë ndërmend të harxhojnë më shumë se 200 mijë euro për trajnerit, kjo edhe për faktin se shorti i botërorit "Afrikë e Jugut 2010" nuk qe aq rezultativ përsa i përket parave që mund të fitohen nga e drejta televizive. Megjithëse në media dhe ambientet sportive përfliten skenare nga më të ndryshme kreu i federatës, Armand Duka ka theksuar se trajneri do të zgjidhet brenda këtij fund-viti dhe me 99 për qind do të jetë sërish një teknik i huaj. Kandidatët e përfolur 1) Vinfrid Shafer (Gjerman) 2) Volfgang Sidka (Gjerman) 3) Klaus Horsht (Gjerman) 4) Zdenek Zeman (Cek) 5) Nevio Skala (Italian) 6) Klaudio Xhentile (Italian) 7) Xhixhi Maifredi (Italian) 8) Sercko Katanec (Slloven) 9) George Haxhi (Rumun) 10) Valter Zenga (Italian) 11) Antonio Konte (Italian) 12) Alberto Zakeroni (Italian) 13) Hristo Stoickov (Bullgar) 14) Bylbyl Sokoli (Kosovar) 15) Edmond Miha (Shqiptar) 16) Senol Gunesh (Turk) 17) Stefan Demol (Belg) 18) Piter Juric, (Kroat) 19) Konstandin Kostadiniu (Rumun) 20) Xhejms Anderesen (Anglez) 21) Bertalan Bickei (Hungarez) 22) Eugen Genard (Holandez) 23) Migel Anderson Araue (Portugez) Shqipëria që "gjuan" kampionë, ja si janë punësuar emra të mëdhenj Mario Kempes, Enver Haxhibadic, Pedro Pablo Paskuli, Hans Peter Brigel, Oto Baric. Shqipëria ka qenë dhe mbetet rigorozisht e dashuruar pas futbollistëve të mëdhenj. Kampionë Bote, Kampionë Evrope apo thjesht ata që dikur adhuroheshin vetëm nëpërmjet televizionit, tashmë mund t'i punësosh dhe t'i vësh "nën urdhra". Që nga 1996, kur Lushnja e gjeneral Xhaferrit punësonte të madhin Mario Kempes e deri tek Oto Baric, të paktën pesë trajnerë të huaj kanë shkelur vendin tonë jo më shumë për punën që do bënin se sa për famën që kishin pasur kur ishin futbollistë. Tirana në 2002 dhe Dinamo ca më vonë arrinte të punësonte dy emra të paharrueshëm të viteve ‘70 në dy kontinente të ndryshme. Enver Haxhiabdic, ish-futbollist i kombëtares jugosllave merrte frenat e bardhebluve, por fama si futbollist nuk e ndihmoi aspak, duke e detyruar të largohej pas vetëm nëntë javësh. Të njëjtin fat pati edhe Paskuli, edhe pse argjentinasi qe më jetëgjatë te Dinamo. Më pas njëri pas tjetrit në pankinë kuqezi u ulën tre emra të mëdhenj, Xhiusepe Dosena, Hans Peter Brigel, Oto Baric por që përvec kroatit, dy të parët më shumë i morën kombëtares shqiptare se sa i dhanë. Premiot, 9 mijë euro për cdo lojtar Nëntë mijë euro premio kanë përfituar futbollistët e kombëtares shqiptare gjatë ndeshjeve për edicionin e EURO 2008. Këto shifra janë bazuar në shpërblimet që kanë dhënë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për fitoret jashtë, brenda dhe barazimet në transfertë. Në bazë të një llogaritje të thjeshtë duke presupozuar se për cdo takim janë aktivizuar 14 futbollistë dhe duke futur këtu edhe stafin e pankinës së kombëtares, federata ka derdhur në xhepat e kuqezinjve rreth 150 mijë euro. Shumë kjo goxha e madhe po të mendosh se ekipi përfaqësues nuk na dha më shumë se 11 pikë në 12 ndeshje. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit kishte premtuar në fillim të edicionit një shifër prej 80 mijë eurosh për cdo futbollist në rast se Shqipëria do të kualifikohej për në kampionatin evropian të 2008-ës. Premio e parë për skuadrën kombëtare është dhënë më 1994 në takimin Uells-Shqipëri zhvilluar në Kardif. Federata në bashkëpunim me shtetin vendosën një shpërblim prej 2000 dollarësh për fitoren e skuadrën përfaqësuese. Ky shpërblim më pas erdhi duke u rritur, derisa arriti shifrën e 11 mijë dollarëve për secilin futbollist në fitoren e bujshme të Shqipërisë ndaj Greqisë (2-0) në vitin 2000. Atë takim golat u shënuan nga Alban Bushi dhe Ervin Fakaj. Ndërsa një shifër marramendëse u premtua nga shteti shqiptar për një fitore ndaj Anglisë në 2001. Cdo futbollist do të përfitonte 20 mijë euro në rast të një fitoreje ndaj "Tre luanëve". Por shifra më e majme ka qenë ajo e 4 shtatorit 2004, ku kombëtarja mori 500.000 dollarë për fitoren ndaj Greqisë (2-1), e cila sapo ishte kurorëzuar Kampione Evrope. Paratë u dhanë nga kryeministri i asaj kohe Fatos Nano dhe Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë. Ndërsa për ndeshjen ndaj Ukrainës qeveria dhe biznesi vendas premtoi 400 mijë dollarë për një fitore të kombëtares. Nëse kuqezinjtë fitonin (ndeshja përfundoi 2-0) ata bëheshin pretendente për tu kualifikuar në "Gjermania 2006". Më pas u dha premoi edhe për dy fitoret ndaj Azerbajxhanit (miqësore) dhe Kazakistanit në Tiranë, por shuma e këtyre nuk i kaloi 20 mijë euro në total për gjithë skuadrat për të dyja takimet. Përpara Finlandës, rebelimi financiar Në një ndeshje të luajtur në vitin 2000 në Finlandë, Shqipëria humbi me rezultatin 2-1. Por më shumë se për humbjen, ai grumbullim do të mbahet mend për rebelimin e futbollistëve të kombëtares ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit lidhur me shumat e vogla të premiove që kishte dhënë ky institucion deri në atë kohë. Lojtarët kërkuan më shumë para, duke kërcënuar se në rast se FSHF nuk do të plotësonte kërkesat e tyre atëherë ata do të bojkotonin ndeshjen e radhës ndaj Finlandës. Situata u zgjidh shumë shpejt dhe natyrisht në favor të futbollistëve, pasi që nga ai moment federata filloi të jepte më shuma premio, duke shkuar ndonjëherë edhe në shifra gati stratosferike. Një problem të tillë e hasën gjatë edicionit të fundit drejtuesit e federatës kur kuqezinjtë kërkuan premio edhe për barazimin e marrë në "Loro Borici" të Shkodrës ndaj Sllovenisë. Ndërsa federata pati deklaruar që në fillim se nuk do të jepte premio për barazimet brenda. Burimi: Tirana Observer Artikulli origjinal