E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA shpall tre konkurrentët për më të mirin e vitit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), ka shpallur dje emrat e tre futbollistëve, të cilët kanë hyrë në garën e ngushtë për të fituar cmimin e futbollistit më të mirë të vitit. Votat më të shumta nga të përzgjedhurit dhe kapitenët e skuadrave kombëtare fituan Rikardo Leite Kaka (Milan), Lionel Mesi (Barcelona) dhe Kristiano Ronaldo (Mancester Junajted). Fituesi i cmimit të FIFA-s do të bëhet i ditur në mbrëmjen gala të 17 dhjetorit në Zyrih. Asnjëri prej këtyre tre futbollistëve deri më tani nuk ka qenë në mesin e tre futbollistëve më të mirë të botës,kurse cmimin të cilin vitin e kaluar e fitoi Fabio Kanavaro asnjëherë nuk e ka fituar ndonjë futbollist nga Premierë Liga. Braziliani Ronaldo dhe francezi Zidan e kanë fituar këtë cmim nga tri herë, kurse Ronaldinjo dy herë. Ndërkohë në konkurrencën e femrave në finale për fitimin e këtij cmimi janë brazilianët, Kristiana dhe Marta dhe gjermania, Birxhit Prinz.
Burimi: Gazeta Sot
Artikulli origjinal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›