E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat operacionale zbarkojnë në burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara, transferohen 2 të dënuar me burgim të përjetshëm

Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zbarkuan këtë të shtunë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ku nisën kontrollet e imtësishme në qeli.

Gjatë operacionit u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara, përfshirë mjete të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të palejuara dhe qarqe të modifikuara elektrike. Në një rast u evidentua edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën u ndoqën procedurat ligjore.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët paraqisnin rrezik për sigurinë e institucionit.

Rreth 20 automjete me forcat operacionale mbërritën në burgun e Peqinit në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Adriatik Kupi.

Kontrolli u ushtrua nga forcat operacionale dhe speciale të DPB, të mbështetura nga forcat e sigurisë së IEVP-ve Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Rrogozhinë, Elbasan, Jordan Misja, Shkodër, Burrel, Fushë-Krujë dhe Durrës.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›