Duro: Kam grup të konsoliduar, edhe në Laç për maksimumin
Trajneri i Skënderbeut prêt fitoren e parë në transfertë, për të vijuar pastaj serinë e fitoreve dhe kapur kreun e renditjes shumë shpejt
Laçi Skënderbeu (nesër 15:00)
Ekipi korçar ka zhvilluar ditën e djeshme vetëm një seancë stërvitore dhe kjo në paraditen e së premtes, pasi pasditja ka qenë ditë udhëtimi në drejtim të Durrësit, atje ku do të akomodohen edhe ditën e sotme, ku natyrisht sipas planit të trajnerit, do të kenë edhe një seancë stërvitore dhe më pas vetëm të diel do të nisen në drejtim të Laçit, ku kanë edhe ndeshjen e radhës për të zhvilluar. Por para nisjes nga Korça, trajneri Duro ka deklaruar:
“Ekipi është shumë mirë moralisht, por edhe në aspektet e tjera. Shpresoj që të kemi një vazhdimësi rezultatesh pozitive, pas ndeshjes së kaluar në arritëm të dalim tek ajo që pritet, por vazhdimësia është sukses.” Por në këtë ndeshje do të jetë një grup jo i plotë, me disa mungesa, por duhet pranuar se nga formacioni bazë është vetëm Bicaj ai që mungon dhe kështu Duro ka marrë edhe masat.
“Për shkak të skualifikimi të Bicajt për këtë ndeshje do të kalojë Gvozdenoviçin në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e majtë do të luajë Arapi. Pra ndyshimi i vetëm do të jetë ky, pasi trajneri ka menduar që gjithë të tjerët do të jenë siç edhe luajtën në ndeshjen e kaluar. Për shkak të funksionimit të mirë të ekipit në atë ndeshje mundt të thuhet se jemi një grup që funksionuam, por për këtë ndeshje të radhës them se jemi një grup shumë i konsoliduar.
Pra, korçarët kanë besim se grupi, edhe pse ka disa të dëmtuar, nuk paraqet probleme në ndërtimin e formacionit më të mire, edhe pse Bicaj është një pikë e rëndësishme, por duke i qëndruar asaj që ka deklaruar edhe me kohë Duro, ka marrë në ekip futbollistë që luajnë shumë mirë në dy pozicione. Të paktën Gvozdenoviç, falë edhe përvojës së tij, do të dijë ta bëjë mirë detyrën në Laç, atje ku do të luajnë korçarët dhe Duro komenton në vazhdim në lidhje me kundërshtarin:
Ekipi i Laçit është relativisht i mire, luan futboll dhe para spordashëve të vet ka dhënë ndeshje të mira, por si Laçi dhe gjithë të tjerët, nuk bëjnë përjashtimim nga ajo që nuk ka ekipe të dobëta, ndaj duhet shumë punë për të marrë pikë në çfarëdo fushe qoftë kjo edhe brenda fushës tënde, por ne do të dimë të përfitojmë nga forma e mirë që po kalojmë.
Duhet dhënë maksimumi, pasi fitohet vetëm në fushën e lojës, por ne dimë të luajmë shumë mirë në çdo transfertë, pasi jemi më të lirshëm në veprime dhe natyrisht nuk kemi presionin pozitiv që të detyron në ndeshjet brenda fushës.” Pra hapur dhe në mënyrë shumë të qartë korçarët e pakënaqur nga pikët e tri javëve të para, presin që në ndeshjen e radhës ta bëjnë më mirë se të tjerët detyrën e vet.
Ata kanë një objektiv më se të qartë, që Duro e rikujton: “Në çdo ndeshje ne luajmë vetëm për fitore. Më pas, se çfarë rezultati merret është tjetër gjë, por një ekip që kërkon të jetë kampion, nuk di të bëjë llogari të tjera përveç asaj që të kërkojë maksimalen.”
Allmuça rikthehet me grupin bardhekuq
Igli Allmuça ditën e djeshme ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore. Edhe pse ka dy ditë që është rikthyer nga kalimi i gjendjes gripale, dje ka qenë plotësisht i gatshëm për të përballuar ngarkesat në stërvitje dhe vetëm futbollisti deklaron se tani ndihet më mirë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Por ka shumë mundësi, të paktën nga ajo që edhe trajneri ka deklaruar më lart, se do ta nisë lojën nga stoli dhe në vartësi të rrethanave mund të vijë edhe aktivizimi i tij apo jo.
