E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro: Te Tirana, të gjithë për një qëllim

Nga Erjon HAMITAJ

Lojtari i kombëtares sonë shprehet në mënyrë pozitive për ekipin ku luan, por kur ka prekur temën e kombëtares dhe ka mbështetur Besnik Hasin

Ekipi 24 herë kampion i vendit, gjatë merkatos së verës, ka mundur të afrojë emra të mëdhenj të futbollit tonë në gjirin e tij, si Bekim Bala, Klodian Duro dhe Gilman Lika. Këta, ashtu siç është pritur, kanë dhënë më të mirën e tyre në ekipin e Tiranës, po ashtu edhe si pjesëtarë të kombëtares kanë treguar një formë të shkëlqyer kur kanë luajtur për fanellën kuqezi. Një nga më të vjetrit e kombëtares dhe një i rikthyer te klubi kryeqytetas, pas disa ndeshjeve me këtë fanellë dhe një nga shtyllat e skuadrës për Sportin Shqiptar dhe për median vizive, shprehet:

Apolonia Mendojmë që normalisht të përgatitemi ditë për ditë dhe të rritemi nw nivel për të bërë më mirë punën tonë, për ti ardhur më mirë në ndihmë një ekipi të madh si Tirana. Për ndeshjen e radhës që e kemi ndaj ekipit fierak, shkojmë me synimin e qartë që të bëjmë thjesht detyrën tone, duke marrë në fund një rezultat pozitiv si nw çdo pwrballje.

Përshtatja E kam thënë gjithnjë, që sapo kam ardhur këtu, nuk kam pasur asnjë lloj problemi pwr sa i pwrket përshtatjes te Tirana. Ky ekip është pjese e karrierës sime dhe nuk kam asnjë lloj problemi si me shokët e skuadrës dhe stafin trajnues. Punojmë të gjithë për një qëllim, pra për rezultate pozitive. Forma e lojës sonë flet vet dhe pikët e grumbulluara janë një fakt më shumë pwr ne.

Rubio Për trajnerin mund të them fjalët më të mira deri tani. Ai ka një vlerë të veçantë te kjo skuadwr dhe po jep atë që duhet në këtë ekip me traditë. Është një trajner me një të kaluar shumë të mirë dhe po bwn maksimalen këtu, pra është një trajner me bagazh.

Kombëtarja Për sa i përket temës për një drejtues të pankinës kuqezi, më mirë e dinë drejtuesit e kombëtares. Ne duhet të kemi një trajner të mirë dhe Hasi është njeriu i duhur, pasi e njeh mirë futbollin tonë dhe atë që kërkohet në kombëtare. Unë kam bërë më të mirën e mundshme te kombëtarja dhe do të vazhdoj kështu. Gjithashtu, edhe te Tirana do të jem gjithnjë në formë optimale për të ndihmuar skuadrën për më tej,- përmbyll Duro.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›