Ishka: Kampion si dinamovit, por tani jam i Kamzës
Ish-dianmoviti, në derbin e së dielës, më shumë i druhet trajnerit Sejdini, i njohës i mirë i bluve të kryeqytetit
Nuk më takon mua të vendos se është apo nuk është një derbi takimi mes Dinamos e Kamzës. Por duke ditur se Kamza e ka për herë të parë superligën dhe nuk është shumë larg qendrës së Tiranës, nuk ka gjë të keqe të quhet derbi. Kështu shprehet ish-kampioni dinamovit, pjesë e bluve të Kamzës, Sokol Ishka. Mesfushori që ka fituar medaljen e kampionit si dinamovit, të dielën do të jetë kundër së kaluarës së lavdishme.
Ishkës i vjen keq për pozitën ku ndodhet Dinamo, por si pjesë e Kamzës kërkon që fitorja të shkojë në anën e tij. Gjithsesi, për Ishëkn kundërshtari nuk duhet vlerësuar nga pozita që mban në rënditje, pasi ka treguar se di të zhvillojë lojëra të mira. Për sa i përket Dinamos, Sokol Ishka i druhet më shumë ish-trajnerit të tij, Faruk Sejdini, që është një njohës i mirë i dinamovitëve.
Takimi së dielës normalisht që ka një ndiesi ndryshe për mua, pasi do të jem kundër ish-skuadrës sime, me të cilën jam shpallur kampion. Vërtet të vjen keq kur shikon gjendjen e Dinamos, pasi një emër i tillë nuk e meriton të trajtohet në këtë mënyrë. Mbase edhe drejtuesit kanë fajet e tyre, sepse duhej të kishin hyrë më herët në lojë, për të afruar grupin e duhur.
Gjithsesi, këto janë probleme të Dinamos, por si lojtar i Kamzës do të bëj më të mirën që ish-skuadra ime të mos fitojë në këtë sfidë. E vetmja gjë që mund të bëj në këtë takim është se, në rast se shënoj, të mos festoj. Dinamo meriton respekt, por Kamza ka synimet e saj dhe ne jemi përgatitur për ta kalur me sukses këtë takim. Ndonëse e fundit, Dinamo meriton vëmendje, pasi kam parë disa ndeshje të tyre, ku kanë treguar se jo gjith]ka përligjet me pozicionin që kanë.
Për të qenë realist rreth kundërshtarit të Kamzës, më shumë i druhem trajnerit Faruk Sejdini, i cili është një njohës i mirë i dinamovitëve dhe di ta motivojë grupin edhe në momente kritike. Them kështu, pasi me profesor Farukun kam punuar te Dinamo dhe Shkumbini,- vijon më tej mesfushori Sokol Ishka.
