Duro "braktis" Partizanin, zyrtarisht trajner i Besës
E ka marrë Partizanin në një moment shumë të vështirë, rreth mesit të sezonit dhe ka fshirë si me magji nga mendja e lojtarëve të tij problemin e madh financiar të klubit; ka besuar deri në vërshëllimin e fundit sezonale se do të mund ta shpëtonte atë. Por, makinacionet e shëmtuara dhe gafat arbitrale i kanë hedhur poshtë një punë kolosale, pasi mundi të ndërtonte një skuadër simpatike me shumë futbollistë të rinj, të cilët luajtën një futboll që meritonte më shumë se sa rënia në Kategorinë e Parë. Ky është Shpëtim Duro, ish-tekniku i të kuqve, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe ka shpresuar se "hallet" e Partizanit do të zgjidheshin dhe me këtë ide në mendje ka pritur shumë, shumë, aq sa i është sosur edhe durimi.
Vendimi
Më në fund, edhe pse kundra dëshirës së tij, ka zgjedhur të respektojë profesionin, duke u dhënë fund të gjitha hamendjeve për të qëndruar apo jo me klubin e kuq të rrëzuar në Kategorinë e Parë. Që nga dita e djeshme, Shpëtim Duro është zyrtarisht trajneri i ri i Besës së Kavajës. Duro ka marrë me vete edhe ish-kapitenin e Partizanit, portierin me përvojë Orges Shehi, një nga përforcimet më cilësore të presidentit Nexhat Bizhdili gjatë merkatos verore. "Pas përfundimit të kampionatit, situata te Partizani ishte e paqartë, ndaj dhe mua më duhej të mendoja për të ardhmen time, rrëfen vetë Duro pas zyrtarizimit të tij në krye të pankinës së Besës. Kishte më shumë se dy javë që unë dhe presidenti Bizhdili kishim gjetur marrëveshje në parim, e cila u zyrtarizua vetëm sot".
Ndarja
Në respekt të punës së tij, të bërë në gjysmën e fundit të sezonit te Partizani, por edhe të miqësisë së tij me Xhanin apo edhe të miqësisë mes dy presidentëve (të Partizanit dhe të Besës), u desh të priste për dy javë të tjera që te të kuqtë situata të zgjidhej, gjë që nuk ndodhi: "Po, ishin marrëdhëniet miqësore të dy presidentëve që vonuan zyrtarizimin e marrëveshjes". Tashmë Duro se ka marrë edhe mirëkuptimin e Xhanit për largimin drejt kavajasve, me të cilët është lidhur me një kontratë 1-vjeçare. Prezantimi zyrtar në klub para shtypit ende nuk është bërë. "Do të diskutoj me presidentin Bizhdili për të përcaktuar një ditë për prezantimin në skuadër", shton ish-trajneri i të kuqve.
Karriera
Shpëtim Duro, një nga trajnerët prestigjiozë të kampionatit shqiptar, më parë kishte refuzuar ofertat e Vllaznisë e Tiranës, teksa në karrierën e tij si trajner, Besa do të jetë skuadra e pestë e tij pas eksperiencave të mëparshme me Bylisin, Apoloninë, Dinamon e Partizanin. Ai ka drejtuar edhe Kombëtaret U-17 dhe U-19, si edhe ka qenë ndihmës i ish-trajnerit të përfaqësueses kuqezi, Oto Bariç. Duro ka shërbyer edhe si vëzhgues i trajnerit të Kombëtares, gjermanit Hans Peter Brigel, ku ka ndjekur takimet Çeki-Greqi dhe Greqi-Danimarkë. Besa, gjatë sezonit të kaluar, pati në drejtimin e saj tre trajnerë, Iliaz Haxhinë, Ilir Dajën dhe së fundi Ilir Biturkun, duke u renditur në vendin e shtatë me 40 pikë pas 33 ndeshjeve.
Besa
Me shumë dhimbje ka lënë pas një Partizan, fati i të cilit ende nuk dihet. Por tashmë i duhet të mendojë vetëm për Besën dhe ecurinë e saj në edicionin e ardhshëm. Edhe pse ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, për momentin presidenti Bizhdili nuk ka përcaktuar asnjë objektiv për t‘u arritur. "Është ende herët, thotë Duro, që të diskutojmë për objektivat e sezonit. Si fillim do të duhet të ndërtojmë skuadrën, më pas do të qartësojmë edhe synimet tona në edicionin e ardhshëm", përfundon trajneri.
Portieri
Shehi ndjek Duron, edhe ai
hedh firmën për kavajasit
Largimi i trajnerit Shpëtim Duro duket se ka qenë një sinjal për lojtarët e Partizanit, të cilët në një farë mënyre e kanë kuptuar se zgjidhja e problemeve financiare të Partizanit nuk do të vijë, të paktën jo në një afat të shkurtër kohor. Ai që e ka kuptuar qartë këtë sinjal, ka qenë portieri 31-vjeçar Orges Shehi, i cili ka ndjekur nga pas trajnerin Duro, duke firmosur edhe ai për Besën. "Nuk vazhdohej më kështu, nënvizon ish-gardiani i të kuqve, e kemi pritur ditë pas dite zgjidhjen nga presidenti Xhani, por nuk ka ndodhur asgjë. Kështu që vendosa të largohem". Shehi, i cili më parë ka mbrojtur portën e Teutës, Vllaznisë, Bylisit e Partizanit, njihet për cilësinë e tij si portier dhe për eksperiencën e jashtëzakonshme, (aktivizohet që nga viti 1995) çka përkon edhe me synimet e Besës, duke qenë një armë e fortë në shërbim të trajnerit Shpëtim Duro. Ai konsiderohet si një përforcim shumë i mirë i kavajasve mes dy shtyllave, ku në sezonin e fundit kanë qëndruar Zendeli dhe Dura. Me Besën pritet të nënshkruajë edhe sulmuesi Daniel Xhafaj, të cilit aktualisht i ka përfunduar kontrata me Tiranën. Vlonjati 33-vjeçar, i cili shënoi sezonin e kaluar 5 gola, ka luajtur më parë me Flamurtarin, Bylisin, Dinamon, Teutën e Tiranën