Politika e re dhe e vjetër
Dita e zgjedhjeve po afron dhe shqiptarët së shpejti do të japin verdiktin e tyre se kush do t‘i qeverisë në katërvjeçarin e ardhshëm. Në këto ditë të fundit, pas një fushate të gjatë e të lodhshme, votuesi do të bëjë zgjedhjen e tij midis Berishës dhe Ramës, Gërdecit e Tiranës, politikës së vjetër dhe politikës së re.
Në retrospektivë të kësaj fushate, ia vlen të kujtojmë disa nga pikat më interesante dhe akuzat kyçe politike, si për shembull: moskandidimi i Ramës; përtej të majtës e të djathtës, politika e re; dhe modelet konkurruese, të cilat do të jenë vendimtare në mendjet e votuesve për të zgjedhur Kryeministrin e tyre të ardhshëm.
***
"Dil të kandidosh", e ka ftuar publikisht Berisha kryetarin e PS-së, Edi Rama. "Mos u fshih poshtë tavolinës", ka vijuar më tej ai. Kjo ftesë ironike e Kryeministrit, thuajse në çdo miting elektoral, duket si një nga armët kryesore të tij fitimtare ndaj kreut të partisë më të madhe të opozitës. Po përse nuk kandidoi Rama? Përse nuk vendosi emrin e tij të parin në Qarkun e Tiranës, duke siguruar kështu një karrige në Parlament?
Nëse Rama do kishte kandiduar, kjo do kishte qenë një lëvizje e gabuar dhe ofenduese për elektoratin e tij në Tiranë. Sipas sistemit proporcional, një deputet është shërbëtori dhe zëri në Kuvendin e Shqipërisë i dhjetëmijë zgjedhësve. Rama, si simbol dhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit, është aktualisht zëri dhe shërbëtori i pothuajse një milion qytetarëve të Tiranës, të cilët i kanë besuar atij tri mandate dhe pas 28 qershorit do të jetë zëri dhe shërbëtori i më shumë se 3.5 milionë shqiptarëve brenda kufijve dhe i një milion shqiptarëve jashtë Atdheut. Edi Rama nuk kandidoi si deputet, sepse ai kërkon të bëhet Kryeministër.
***
"Ǒdo të thotë përtej të majtës dhe të djathtës?" ironizon Berisha. Në fakt, Kryeministri dhe këshilltarët e tij e kuptojnë shumë mirë atë që quhet ‘rrugë e tretë‘, por duke e ditur se politikat e reja shihen me skepticizëm, mosbesim e frikë, ai e ka akuzuar liderin e opozitës për mungesë identiteti. E vërteta është se politikat e reja të Ramës janë të reja në Shqipëri, por jo në Perëndim. Slogani "përtej të majtës dhe të djathtës" duhet gjykuar nën politikat dhe shembujt e suksesshëm, nga të cilat është frymëzuar. Presidenti Ruzvelt nxori Shtetet e Bashkuara nga Depresioni i Madh me programet e tij përtej të majtës dhe të djathtës, të njohura si "Marrëveshja e Re" (New Deal). Klinton dhe Bler transformuan ekonominë dhe arenën politike ndërkombëtare me "Demokratët e Ri" (New Democrats) dhe "Laburistët e Ri" (New Labour). Sukseset e tyre të pamohueshme u arritën përtej të majtës dhe të djathtës, ndaj "politika e re" duhet gjykuar si e testuar dhe e arritur, e jo si një slogan populist elektoral, nga i cili duhet të frikësohen shqiptarët.
Politikat e "rrugës së tretë" theksojnë vlerat themelore kombëtare dhe ndërkombëtare, në përshtatje me ndryshimet e shpejta të një shekulli të ri. Ndërhyrja dhe kontrolli i drejtpërdrejtë "nga lart-poshtë" i shtetit tek individi zëvendësohet me një "ekonomi dinamike tregu", e bazuar mbi mbështetjen dhe ofrimin e mundësive tek individi. Ajo e koncepton kapitalizmin si një "ekonomi dijesh" dhe vë në pah aftësitë individuale, teknologjinë, si edhe fleksibilitetin e krahut të punës dhe biznesit, e ku pikërisht shteti luan një rol vital në jetën ekonomike e sociale. Ai promovon konkurrencën me ndërtimin e aftësive dhe edukimit, si edhe forcimin e shoqërisë civile, duke i dhënë asaj të drejta e përgjegjësi. Kjo politikë promovon shanset e barabarta dhe meritokracinë, por edhe e ndihmon individin me mbështetje e mundësi, që nuk do mund t‘i arrinte me forcat e veta.
Në realitetin e errët dhe të pashpresë shqiptar, ndarja partiake nuk është ideologjike, por militantiste dhe e imponuar, ndaj thirrja përtej të majtëve dhe të djathtëve siguron të drejtat dhe liritë themeltare të çdo individi përtej partive dhe politikës, e cila fatkeqësisht është shndërruar nga kulturë dhe kontribut qytetar në një ves të shëmtuar grabitqar. Ky bashkim progresiv siguron ato çfarë u kanë munguar të paprivilegjuarve të majtë dhe të djathtë gjatë këtyre tetëmbëdhjetë viteve kaos e xhungël. Pse? Mos ndoshta të djathtët kanë më shumë strehim, ngrohje, drita, ujë, rrugë, edukim dhe punë? A ka ndarje midis të djathtëve dhe të majtëve në radhët e gjata të ambasadave? Cilët prej tyre marrin më shumë viza? A trajtohen më me dinjitet në aeroportet apo kufijtë e huaja të djathtët, sesa të majtët? A mund të bëhet dallimi midis viktimave të Gërdecit, nëse ishin të majtë apo të djathtë? A kanë ngjyra blu dhe rozë ëndrrat e fëmijëve shqiptarë? Rama bën thirrje "përtej të majtës dhe të djathtës", sepse kërkon të jetë Kryeministri i të majtëve dhe i të djathtëve.
***
"Si mund të flasësh për politikë të re në PS, kur je i rrethuar nga të vjetrit?" e kanë akuzuar shpeshherë Ramën. "Një parti që nuk ndryshon, vdes", ka thënë Toni Bler. Partia Socialiste dhe komponentë të saj kanë ndryshuar, duke iu përshtatur sfidave të shekullit dhe mijëvjeçarit të ri. Ky ndryshim është vënë re dukshëm me kombinimin e energjive dhe ideve të reja, përfshirjen e shoqërisë civile dhe anëtarëve të hershëm të kësaj partie. Ndërkohë që Rama e ka ndryshuar dhe transformuar partinë e tij, Partia Demokratike nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga themelimi i saj. Politikat e reja të Ramës do të gjykohen nga vetë shqiptarët e majtë dhe të djathtë me forcën e votës së tyre. E reja nuk sjell frikë, por shpresë. Skepticizmi ndaj së resë duhet luftuar me guxim e besim.
***
Shqiptarët do shkojnë drejt kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre midis dy modeleve kryesore qeverisjeje që këta dy kundërshtarë politikë u ofrojnë shqiptarëve, Gërdecin e qeverisë "Berisha" dhe Tiranën e Edi Ramës.
Duket se në politikë fiton retorika politike, premtimet verbale që shuhen dhe harrohen me të fituar zgjedhjet, ndaj shqiptarët, me të drejtë, janë bërë skeptikë dhe kërkojnë që realizimet e premtimeve t‘i kenë të prekshme e sa më reale. Gërdeci dhe Tirana janë më se të prekshëm dhe imazhe vivide në sytë e shqiptarëve. Shumë të afërta gjeografikisht, por shumë të ndara nga njëra- tjetra, Gërdeci dhe Tirana simbolizojnë ndarjen e regresit me progresin, shkatërrimin me zhvillimin, frikën me shpresën, një Shqipëri që çalon me një vend që vrapon drejt integrimit perëndimor, ndaj ky dallim modelesh do ua bëjë shqiptarëve më të lehtë se për kë do të votojnë më 28 qershor.
Berisha apo Rama? Gërdeci apo Tirana? E vjetra apo e reja? Kjo zgjedhje do të vendoset nga vetë shqiptarët pas pak ditësh. Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ndaj lypset impakti i çdo shqiptari që me 28 qershor ta bëjë realitet këtë ndryshim me votën e tij.