Sistemi parauniversitar, vlerësohet përdorimi i energjisë
Një projekt i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me BERZH-in, do të kryejë ndërhyrjen në sistemet e ngrohjes, termoizolimit, vendosjen e dritareve, dyerve, si dhe reduktimin e lagështisë, në një numër të konsiderueshëm çerdhesh, kopshtesh dhe shkollash.
"Projektet e komfortit" të Bashkisë së Tiranës, në fushën e arsimit parauniversitar, synojnë krijimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe cilësor për kryerjen optimale të një procesi edukativo-mësimor, sipas standardeve, që aplikohen në të gjitha vendet europiane, shprehen përfaqësuesit zyrtarë të pushtetit vendor kryeqytetas. Sipas tyre, një ndër prioritetet në programet afatmesme të investimeve të bashkisë 2009-2011 është instalimi i sistemit qendror të ngrohjes dhe ftohjes në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat në kryeqytet. Të gjitha këto ndërhyrje të rëndësishme do të realizohen në mënyrë të studiuar, duke përmirësuar eficencën e energjisë në këto objekte, si dhe duke shfrytëzuar burime alternative të saj, siç është për shembull energjia diellore. Ekspertë të huaj që punojnë për Programin e Auditit të Energjisë, si dhe ekspertë shqiptarë, kanë realizuar vlerësimin e eficiencës së shfrytëzimit të energjisë në disa objekte publike arsimore, të cilat kanë një sistem qendror ngrohjeje dhe në disa të tjera, pritet të ndërhyhet. Grupi i punës ka vlerësuar shkollat "Hasan Prishtina", "Mihal Grameno", "Dora D‘Istria" dhe "Ismail Qemali", kopshtet 52, 56, 18 dhe nr. 6, si dhe çerdhet nr. 8, 10 dhe 50. Në këtë fazë, ky grup ekspertësh ka pasur takime edhe me ata që mirëmbajnë sistemet e ngrohjes, Drejtorinë e Punëtorëve të Qytetit Nr. 3, si dhe me drejtues të Bashkisë së Tiranës. Në përfundim ekspertët do të dorëzojnë një raport vlerësues për këto objekte, i cili do të jetë baza e ndërhyrjes së mëtejshme, që do të sjellë një situatë krejt ndryshe të përdorimit të energjisë në to. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës po sheh mundësinë e instalimit të paneleve diellore në disa objekte me qëllim shfrytëzimin e kësaj energjie për ngrohje. Nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës do të fillojë së shpejti rikonstruksioni i plotë i gjashtë çerdheve të tjera, si dhe i disa kopshteve dhe shkollave.