MBI (MOS)DEBATIN PUBLIK BERISHA-RAMA
Jemi vetëm disa ditë para se shqiptarët të shprehen me anë të votës se cilës prej partive do t‘ua besojnë qeverisjen e vendit. Përpos shumë e shumë mangësive të tjera, ne po e mbyllim këtë fushatë sërish pa një debat televiziv mes drejtuesve të partive kryesore. Në mënyrë negative të dy drejtuesit e partive kryesore iu përgjigjën jo vetëm presionit të shumë e shumë mediave, jo vetëm ndjeshmërisë popullore që e pret këtë debat, jo vetëm kërkesës së Metës për një ballafaqim tresh, por edhe kërkesës përpiluar nga ana e Dhomës amerikane të Biznesit. Sigurisht që kërkesa e bërë nga kjo e fundit në këtë gjendje të lulëzimit të zjarrit për partitë dhe liderët, ngjan më e strukturuara dhe ishte pikërisht ajo që realisht i ka munguar kësaj fushate.
Ishte një kërkesë e cila na sjell në vëmendje një fakt të cilit shumëkujt nuk i ka rënë në sy: administrimit ekonomik të vendit, metodat e këtij administrimi, strategjitë e zhvillimit e kështu me radhë… thjesht ca gjëra "prozaike" të zhvillimit të pritshëm ekonomik të vendit dhe që lidhen drejtpërsëdrejti me të ardhmen dhe nivelin e jetesës së çdo shqiptari. Themi prozaike, pasi në të vërtetë e gjithë kjo fushatë ishte e mbushur me këngë, emocione, pankarta, modele e topmodele, me gjermanë e partizanë, me turq e me skënderbej, me Europë e me Amerikë, por pak ose aspak u fol për programe qeverisëse. Gjatë takimeve që përsëriten si të komanduara nga e njëjta dorë u dëgjuan lloj-lloj marrëzirash: të moshuarit flisnin për të renë, të rinjtë hiqeshin si pleq hallemëdhenj, mesoburrat i lyenin flokët me bojë, ata që betohen për namuz dërdëllisnin për Amerikën dhe integrimin euroatlantik… Pastaj gara e shfrenuar e numrave na futi në një simbolikë absurde vetjake: ju jeni 10-ta. 10-a është e ardhmja! S‘ka si 33-shi! Takim me Ramën në orën ‘n‘ e 33 minuta… 29-a është dita jonë. 31-shi është numër me fat… Ndryshim. Ndryshim. Ndryshim. Aleanca për ndryshim. Shqipëria po ndryshon. Koha për ndryshim….
- Ka shumë change (ndryshim) nëpër fjalime, por asnjë fjalë për exchange (këmbimin e parave), - më thoshte para disa ditëve një miku im, të cilit i pëlqen të luajë me fjalët, duke dashur me këtë të thotë se pasi të kthehen në shtëpi me gishtin të lyer me bojë nga kutitë e votimeve, shqiptarët nuk do ta dinë se në ç‘drejtim do të ecë ekonomia shqiptare (d.m.th. ekonomia e tyre).
Vetëm nga një vështrim i shpejtë do ta kuptosh se shqiptarët mbase kanë mësuar se kur do të bëhet asfaltimi i rrugës së fshatit më të humbur, mbase e dinë se kur do të përfundojë ndërtimi i Çezmës së Kaçakut, kur do të hiqen mbeturinat e Haurit të Hajdutit, ç‘fund do të kenë Stallat e Rikave, mësuan se kur do të shiten patatet e Jakupit dhe qepët e Hysniut, por asgjë në lidhje me strategjitë bazë të zhvillimit të vendit, asgjë në lidhje me raportet mes prodhimit e shërbimeve, asgjë në lidhje me ndërtimet që po hanë vetveten… Për hir të së vërtetës, jo përherë premtimet për mrekullira ekonomike kanë munguar, por ato janë qartësisht premtime elektorale të çastit, kryesisht që lidhen me interesin e drejtpërdrejtë të atyre personave që lideri ka atë çast përballë. Më së shumti teje emocionale. Kështu, daljeve televizive të Metës dhe Berishës me ekipe ekspertësh më vete dhe me programe (pavarësisht mangësive të pretenduara, ata sollën disa programe), Rama iu përgjigj me anë të një shou vetanak, ku as përgjigjes së thjeshtë se me ç‘të ardhura do t‘i mbante premtimet (për hir të së vërtetës premtime të amullta si: shkolla të nivelit europian, unë i kam parë se si vuajnë fëmijët, unë kam prekur zgafellat ku robtohet mjerimi i minatorëve etj. si këto) iu shmang pa ndonjë takt.
Një dukuri tjetër që provon mungesën e plotë të programeve specifike për zhvillim është edhe gara tashmë e bezdisshme që zhvillohet nëpër podiume mitingjesh. Unë dhe qeveria ime do të hapim 160 mijë vende pune, thotë Berisha. Me mua Kryeministër ju do të keni 197 mijë vende pune, ia kthen Rama në takimin e pasdisaorshëm. Ne do të heqim TVSH-në e librave, thotë Berisha. Ne do të heqim çdo TVSH, ia kthen Rama dhe "ekspertët" e tij, madje edhe të barnave… Ose e kundërta: Berisha thotë do të bëjmë TEC, Rama ia kthen: Unë s‘do të lejoj TEC…
Me rastin e përpilimit të Kodit të Ri Zgjedhor, krahas shumë pretendimeve se përse ky Kod është kështu si është, u artikulua edhe arsyetimi se vetëm përmes këtij Kodi do të mund të flitej edhe për zhvillime rajonale. Thënë ndryshe, kjo do të thotë se krahas programit të zhvillimit kombëtar, secila prej partive do të paraqiste para elektoratit edhe një program specifik lokal, thënë ndryshe rajonal. Mirëpo kjo nuk ndodhi, duke dhënë edhe një provë tjetër, se të tjera arsye fshiheshin prapa ndryshimit të Kodit.
Shumëkush ngjan se ka shkuar tepër larg kur e ka konsideruar këtë fushatë të ngjashme me fushatat elektorale amerikane. Në të vërtetë, hiq kartonët, himnet e fushatës, imitimet deri në gjestikulacione e slogane, të tjerat nuk kanë asnjë lidhje me fushatat amerikane. Nuk ka lidhje as mënyra se si u caktuan kandidatët për deputetë, nuk ka lidhje as me konceptet (përfytyroni Obamën të thoshte se do t‘ia bënte kundërshtarit të vet më keq se ç‘ia bënë amerikanët pushtuesve irakianë në Kuvajt, p.sh.???!!!). Nuk ka lidhje me transparencën e burimeve financiare që ushqejnë këtë makinë të stërmadhe. Nuk ka lidhje sidomos në lidhje me programet e zhvillimet, me konceptet e bashkëjetesës, me respektin për të ndryshmin e për kundërshtarin, nuk ka lidhje edhe sepse në fushatën tonë elektorale nuk ka asnjë, ose thuajse asnjë tezë politike në lidhje me zhvillimet rajonale, me politikën ndaj çështjes kombëtare, ndaj minoriteteve, ndaj shumë e shumë çështjeve me të cilat është e detyruar të merret një qeveri qysh në ditën e parë të punës së saj.
Dhe pikërisht në këtë sfond real zhvillimesh elektorale lipset të bëhet edhe analiza se përse shqiptarëve u mungoi edhe kësaj radhe debati i shumëpritur televiziv mes Ramës dhe Berishës.
Më i vërtetë më ngjau ky konkluzion teksa shihja disa nga topikët e pretenduar që do të shtroheshin për diskutim. Le të tërheqim ndonjërin prej tyre.
Cila është politika fiskale që ju parashikoni për katër vitet e ardhshme? Nëse Berisha e ka një përgjigje për këtë, mbështetur në eksperiencën e kësaj qeverisjeje, nuk duket të ketë një të tillë Rama, i cili në daljen e tij televizive tha se nuk do ta ndryshonte taksën e sheshtë, një deklarim qartazi elektoral që synonte të paktën të mos e trembte shtresën e sipërmarrësve.
Edhe më e rëndë do të bëhej situata në këtë ballafaqim, nëse ata do të duhej t‘u përgjigjeshin ca pyetjeve si ajo që lidhet me privatizimin e administratës doganore, apo çmimet e referencës, apo borxhet që u ka shteti bizneseve, apo kontrollet tatimore të bëhen një herë në dy vjet dhe periudha që është kontrolluar një herë të mos rishqyrtohet më. Janë ca kërkesa që qartësisht e fuqizojnë pavarësinë e bizneseve nga politika, nga fuqia korruptuese e shtetit dhe e administratës. Ja, pikërisht këtu duhet kërkuar edhe një nga shkaqet se përse ata iu shmangën këtij debati televiziv.
- Fakti që partitë nuk po paraqesin një program të detajuar reformash, më shpjegonte një eksperte qeverisëse e njohur, lidhet edhe me një arsye tjetër: që me të ardhur në qeverisje, në kushtet e mungesës së një axhende të qartë publike, kryeministrat mund të qeverisin sipas parimit tashmë të provuar ndër ne: Tuj pa, tuj ba.
Gjithë në këtë sfond mungesash esenciale për një përballje të vërtetë dhe serioze politike, të ngjan një anashkalim etik dhe diplomatik i së vërtetës ajo që deklaroi presidenti i kësaj dhome, z. Filip Bay: Refuzimi nuk ka të bëjë me vetë Dhomën e Tregtisë… ai lidhet me faktin se dy liderët nuk janë gati të takohen.
Sigurisht, ai nuk ka të bëjë me ndonjë refuzim ndaj kësaj dhome, por, ndërkaq të gjithë shqiptarët e dinë se ata të dy janë takuar, madje aspak si kundërshtarë, janë takuar për të bërë marrëveshje që duket se po rëndojnë jo pak në administrimin e vendit dhe në përafrimin e jetës së shqiptarëve me standardet europiane.
E, një përballje publike serioze, sidomos mbi këto tema që përmendëm, është ku e ku një gjë tjetër. Të paktën ai nuk është as miting, as allishverish.