KQZ dhe neni 69 i Kushtetutës
Sipas njoftimeve të shtypit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, para dy ditësh në mbledhjen e KQZ-së, ka ngritur çështjen e disa kandidatëve për deputetë që në kundërshtim me nenin 69 të Kushtetutës, nuk kanë hequr dorë nga detyra. Ai ka kërkuar sqarime se çfarë kishte vendosur KQZ-ja për këtë çështje. Përgjigjja e kryetarit të KQZ-së afërsisht ishte kjo: institucioni i KQZ-së lidhur me këtë çështje, nuk ka ndonjë detyrim ligjor. Nuk di nëse ky problem ka qenë ose jo objekt diskutimi edhe më parë. Kam parasysh momentin para dhe pas miratimit të listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë. E shikoj të nevojshme ta përmend këtë, sepse heqja dorë nga detyra e personave që parashikon neni 69 i Kushtetutës, duhet të bëhet para miratimit të listës shumëemërore nga KQZ-ja. Në pikën 1 të nenit 69 thuhet: "Nuk mund të kandidojnë... pa hequr dorë nga detyra".
Përse kushtetutëbërësit e kanë formuluar kështu këtë dispozitë, cili ka qenë qëllimi i tyre, këtë e kam sqaruar në një shkrim të mëparshëm, por shkurt mund të them se nëse kandidati për deputet nuk heq dorë nga detyra që mund të ketë si p.sh. atë të prokurorit, gjyqtarit, ushtarakut të shërbimit aktiv, kryetarit të bashkisë ose komunës etj., ai mund të shfrytëzojë postin (detyrën) në favor të zgjedhjes së tij dhe të subjektit zgjedhor që e ka përfshirë atë në listë.
Në këtë vështrim, edhe pse kërkesa e përfaqësuesit të PS-së në thelb është e drejtë, momenti kur kjo çështje ngrihet, mendoj se nuk ka ndonjë vlerë. Tani, që nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009, na ndajnë edhe 4 ditë, heqja dorë nga detyra do të ishte formale. Nëse ky veprim në fakt dhe realisht nuk është bërë para miratimit të listës shumëemërore (është fjala për personat që parashikon neni 69 i Kushtetutës), mandati i tij do të jetë i pavlefshëm. Pika 2 e nenit 69 të Kushtetutës është e prerë, e qartë dhe pa ekuivoke. Në të thuhet se: "Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin e parë të këtij neni, është i pavlefshëm". Veç kësaj, duhet pasur parasysh se sipas pikës 3 të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, emrat në listat shumëemërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-së.
Kam gjithashtu mendimin se përgjigjja ose prononcimi i kryetarit të KQZ-së që përmendëm më lart, është e nxituar dhe jo i ligjshëm. Shprehja e tij se "KQZ-ja nuk ka ndonjë detyrim ligjor", të lejon të arrish në përfundimin se këtë problem i takonte ta zgjidhnin subjektet zgjedhore dhe kandidatët përkatës dhe nëse kjo nuk është bërë, kjo do të thotë se ata kanë pranuar riskun e pavlefshmërisë së mandatit që mund të fitohej.
Nuk besoj të ketë parti apo kandidat që pa llogaritur asnjë përfitim ta pranojë këtë risk, ashtu siç nuk besoj që për shkak të këtij risku, të justifikohet dëmi që mund të pësojë pala tjetër si rrjedhim i shfrytëzimit të postit të zyrtarit për qëllime elektorale.
"Dokumentet e kandidimit, - thuhet në pikën 1 të nenit 72 të Kodit Zgjedhor - duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi...". Si rrjedhim, kërkesa e Kodit Zgjedhor është edhe ajo që theksohet në pikën 3 të nenit 63 se: "Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenin 45 dhe 69 të Kushtetutës dhe që regjistrohet si kandidat në KQZ...".
A mundet KQZ-ja të miratojë si kandidat për deputet personin që është përfshirë në listën shumëemërore të kësaj apo asaj partie nëse ai nuk plotëson kushtet e parashikuara në nenin 45 dhe 69 të Kushtetutës? Në asnjë mënyrë nuk mund ta miratonte. Kuptohet, për këtë KQZ-ja duhet të mbështetej në të dhëna, vërtetime apo dokumente zyrtare. Askush nuk e pengonte KQZ-në t‘i kërkonte ato.
E shikojmë të nevojshme të përmendim se edhe sikur në Kodin Zgjedhor të mos ekzistonte dispozita e nenit 63 pika 3, KQZ do të duhej t‘i referohej dhe të zbatonte drejtpërsëdrejti nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës ku përkatësisht bëhet fjalë për të drejtën e ushtrimit të votës dhe detyrimin për të hequr dorë nga detyra.
Nëse KQZ-ja ka qenë në dijeni (ose është informuar) se në këtë apo atë listë shumëemërore të paraqitur nga ky apo ai subjekt zgjedhor ishin përfshirë edhe persona që sipas nenit 69 të Kushtetutës do të duhej që paraprakisht të hiqnin dorë nga detyra, e megjithatë, ajo i miratoi këto lista, a nuk do të thotë kjo se KQZ-ja ishte e bindur se mandati që mund të fitohej prej tyre do të ishte i pavlefshëm?
Kam mendimin se KQZ-ja mund dhe duhet ta parandalonte këtë mundësi. Ky veprim do të ishte në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Në të kundërtën (d.m.th. ashtu siç u veprua), zbatimi ose jo i nenit 69 të Kushtetutës heshtazi lihet në dëshirën dhe vlerësimin e subjektit zgjedhor dhe kandidatit përkatës. Nuk përjashtohet mundësia që kandidati X apo Y me detyrën e kryetarit të bashkisë ose komunës që nuk ka pasur ndonjë siguri për fitimin e mandatit, ka vendosur të mos heqë dorë nga kjo detyrë, me qëllim që pas zgjedhjeve të vazhdojë ushtrimin e së njëjtës detyrë.
Për koincidencë, në momentin kur po përgatitja këtë shkrim kur hapa televizorin, "Top Channel" transmetonte emisionin "Top Story" ku ishte i ftuar kryetari i KQZ-së, Zoti Ristani. Ishte momenti kur ai sqaronte çështjen e mosdhënies së dorëheqjes nga disa kandidatë. Me aq sa munda të fiksoj, ai u shpreh se edhe ai, ashtu si përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së në KQZ, mosdhënien e dorëheqjes e konsideron shkelje dhe pikërisht për këtë mund t‘u bëhej një kujtesë subjekteve përkatëse zgjedhore. Nuk dëgjova të thoshte se e ç‘natyre do të ishte kjo kujtesë dhe cili do të ishte efekti i saj, sidomos 3 ose 4 ditë para datës së zgjedhjeve. Natyrisht, kjo kujtesë nuk do të parandalonte deklarimin e pavlefshëm të mandatit të atij kandidati që mund të fitonte.
KQZ-ja drejton dhe kontrollon procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor. Kështu thuhet në nenin 24 të Kodit Zgjedhor. Në këtë aspekt, ajo zbaton me rigorozitet ligjin dhe kur është rasti, ndërhyn në kohën e duhur jo vetëm për parandalimin e shkeljes, por edhe për rivendosjen e ligjit të cenuar.