E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro gjen motivimin plus: Është trajneri i ri, Kuzhe

 

Mesfushori i kombëtares, Klodian Duro, foli me optimizëm në prag të ndeshjes me Portugalinë. Protagonist në barazimin historik me luztianët, më 15 tetorin e vitit 2008 në Bragë, Duro u shpreh se kombëtarja ka mundësi të arrijë një tjetër rezultat pozitiv. “Tifozët tanë duan gjithnjë maksimumin dhe ne do të përpiqemi t’i kënaqim ata, pavarësisht se tani kemi dalë jashtë objektivave për këto kualifikime botërori”, tha fillimisht mesfushori. “Me trajnerin e ri ka një motivim më të madh, për të gjithë futbollistët. Mendoj se ekipi kombëtar duhet të marrë një rezultat pozitiv, ashtu si në ndeshjen e parë me Portugalinë”, ka shtuar Klodian Duro. Në fund, në lidhje me të ardhmen e tij, 32-vjeçari sqaroi se i pëlqen AEK-u i Athinës, por më parë duhet të merret vesh me Omonia, ku ka ende edhe një vit kontratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›