E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: Humbja e titullit ishte një zhgënjim

 

Cana dhe Marseja janë gjithnjë e më larg njëri-tjetrit. Vetë futbollisti e pohon se dështimi i objektivit kryesor, fitimi i titullit kampion, ka ngjallur një zhgënjim tek ai. “Po, ishte vërtetë zhgënjyese. Na ngushëllon disi vetëm fakti që luftuam deri në fund, por sigurisht që mënyra se si shkuan gjërat, na la një shije të hidhur”, ka pohuar dje mesfushori i Kombëtares shqiptare. Ai pati deklaruar pak kohë më parë se vetëm nëse Marseja do të fitonte titullin, atëherë mund të ndërronte mendje dhe të qëndronte te klubi francez. Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit ka përsëritur vazhdimisht se shanset që të qëndrojë janë 50 me 50, deklarata që nuk i kanë lënë shije të mirë presidentit të Marsejës, Pap Diuf. Për kapitenin e Marsejës interesohen disa klube të huaja, si Arsenali, Roma, Bajerni i Mynihut dhe Totenhhemi, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›