E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro, inspektim punimeve te segmentit Rreshen-Kalimash

Ministri i Punes, Anastas Duro, zhvilloi nje vizite pergjate punimeve te segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e segmentit te rendesishem rrugor Durres-Kukes-Morine. Qellimi i kesaj vizite ishte njohja me masat e sigurimit per mbrojtjen e shendetit dhe jetes se punonjesve qe punojne ne kete segment. Ndalesa e pare e ministrit Duro ishte Kampi i Repsit, ku ai vizitoi dhe u njoh me kushtet e trajtimit dhe akomodimit te punonjesve, qe nga fjetoret, mensa, e deri tek klinika shendetesore e pajisur me te gjitha pajisjet me moderne te ekzaminimit dhe trajtimit dhe me personel te kualifikuar. Duro i vleresoi si optimale masat e marra nga sipermarresit per akomodimin e punonjesve dhe vleresoi se ky shembull duhet te ndiqet nga te gjithe sipermarresit, punedhenes vendas e te huaj. Menaxheri i sigurise teknike, Gareth Brown, beri nje prezantim te hollesishem te kushteve te sigurise dhe shendetit ne pune, qe garantohet nepermjet nje procesi te tere, duke filluar nga informimi dhe trajnimi i punonjesve per njohjen dhe respektimin e sigurise teknike ne pune, deri tek pajisja me te gjithe mjetet e nevojshme qe e bejne te mundur kete siguri, duke theksuar se synimi i kompanise "Bektel Enka" eshte qe deri ne perfundim te punimeve te kete, zero aksidente ne pune. Me tej, ministri i Punes, vizitoi kantiere pune pergjate segmentit ku po kryhen punimet, duke u ndalur, ne brendesi te seksionit 2 drejt portalit verior te tunelit ne Thirre. Gjate kesaj vizite, Duro u shoqerua nga menaxheri i projektit, Mike Swinford, theksoi se "synimi yne eshte t'i kthejme punonjesit ne shtepi ashtu sic kane ardhur ne pune, duke garantuar shendetin dhe jeten e tyre".

Punonjesit

Ne segmentin Rreshen-Kalimash punojne mbi 3500 punonjes nga te cilet, 3200 jane punetore ndertimi, te shperndare ne sektore te ndryshem, qe nga germimi e deri tek ndertimi i urave. Ne fund te muajit Tetor, projekti arriti ne rreth 10 milione ore pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›