E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Perënditë me kokë poshtë” në kinemanë e Arkivit



Pas “Kolonel Bunker” të Kujtim çashkut, “Kinemaja e së mërkurës” në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit sjell një prodhim amerikan të vitit 1980, “Perënditë me kokë poshtë”. Në një nga shkretëtirat e Kalaharit jeton një fis bushmenësh, i cili nuk njeh gjë tjetër në botë, vetëm vendin rreth e rrotull tij dhe bëjnë një jetë krejt primitive me rregullat e veta të brendshme, jetë e cila u sjell bushmenëve gëzim dhe mirëkuptim. Por në momentin kur Kim, njëri nga bushmenët, gjen një shishe “Coca”, qetësia e fisit fillon të prishet. Njerëzit zihen kush ta marrë më parë për ta vënë në përdorim për punë të ndryshme. I pari i vendit vendos që Kin të shkojë e ta hedhë shishen në fund të botës, që të mos ketë grindje në fis. Kështu, Kin nis rrugën e vështirë të kërkimit të fundit të botës. Në rrugë e sipër ai takon njerëzit e civilizuar, të cilët e akuzojnë atë për vjedhje dhe e fusin në burg. Bushmenit Kin i vjen në ndihmë profesori natyralist Endrju Stein, i cili e liron nga burgu dhe e merr si ndihmës të tij. Pas peripecive të botës së civilizuar, Kin kthehet përsëri në vendin e tij, ku mbretëron qetësia, mirëkuptimi dhe lumturia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›