E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Projekt 35”, ekspozitë videosh nga 19 artistë

16 Gusht: Guy Ben-Ner, Yukihiro Taguchi, Dan Halter, Zhou Xiaohu, Wanda Raimundi-Ortiz, Tuan Andreë Nguyen & Pho Nam Thuc Ha, Kota Ezawa, Edwin Sanchez, dhe Robert Cauble. 17 Gusht: Sammy Baloji, Jos de Gruyter and Harald Thys, Andrea Bottner, Alexander Apostol, Daniela Paes Leao, Ranbir Kaleka, Ho Tzu Nyen, Step...hen Sutcliffe dhe Irgin Sena.

Në këtë stinë të nxehtë, 19 artistë nga vende të ndryshme të botës përpiqen të shkundin apatinë kulturore, që ka përfshirë kryeqytetin. Bëhet fjalë për “Projekt 35”, që zhvillohet në datat 16 dhe 17 gusht. Sipas organizatorëve Independent Curators International, Eriola Pira dhe Arbër Zaimi, “Projekti 35” është një ekspozitë në zhvillim e sipër videosh arti të përzgjedhura nga 35 kuratorë ndërkombëtarë dhe e ndërtuar në një format fleksibël prezantimi, gjë që reflekton shumëllojshmërinë dhe natyrën e veçantë e hapësirave të shumta artistike kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat ICI bashkëpunon.” Seleksionimi rezultues është ndarë në 4 instalime dhe po prezantohet njëkohësisht në një numër vendesh e mënyrash, që sa vjen e rritet. “Projekti 35” në Tiranë do të prezantohet në dy hapësira dhe kohë të ndryshme: Qendra Sociale dhe “E Për7shmja”, të cilat edhe pse nuk e kanë artin pamor fokus themelor të tyrin, reflektojnë fleksibilitetin e një ndërthurjeje të subjektit artistik me subjektin politik në një krah dhe një përshtatje të artit sipas kushteve poetike në krahun tjetër. Në zhvillimin e “Projektit 35”, ICI (Independent Curators International) ka reflektuar mbi historinë e saj 35-vjeçare dhe interesin mbi videon si medium, që jo vetëm u jep artistëve mundësinë për eksperimentim, por që mund po ashtu të shpërndahet lehtë dhe gjerë. Për më tepër, projekti mbështetet mbi rrjetin e gjerë e ICI të kuratorëve për të hartuar një kompleksitet të lidhjeve artistike dhe globale mes praktikantëve, si dhe përpiqet të demonstrojë përmasën videos si një prej mediumeve më të rëndësishme dhe më të përhapura për artin bashkëkohor. Në Shqipëri shfaqja e “Projektit 35” sjell 19 artistë nën kujdesin e 17 kuratorëve si dhe një videoje të re të artistit shqiptar, Irgin Sena, përzgjedhur nga organizatorja, Eriola Pira.
Një dëshirë kolektive për të komunikuar, për të ndarë perspektiva apo këndvështrime, është evidente në “Projekt 35” në subjektin, tematikën dhe formatin specifik që secili prej artistëve ka përzgjedhur të trajtojë. Këto punë paraqesin shumanshmërinë e qasjeve të artistëve ndaj mediumit të videos, duke përdorur teknika të ndryshme animacioni, duke marrë nga gjuha e kinemasë, performancës si dhe YouTube për të prodhuar punë që thurin diçka midis dokumentimit dhe fiktives.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›