Shkodër, katër në pranga për vjedhje me dhunë

Policia e Shodrës ka arrestuar në flagrancë katër persona për vjedhje. Kështu blutë kanë vënë nën pranga shtetasit:
Aleks Halili, 22 vjeç
L. H. 17 vjeç,
D. H. 17 vjeç
F. L. 16 vjeç
Arrestimi i tyre u bë, pasi si rezultat një pune intensive me metoda speciale hetimore, të kryer nga specialistë të Seksionit Kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, në D.P.Q. Shkodër, u arrit zbulimi, dokumentimi i plotë ligjor dhe identifikimi i këtyre shtetasve si autorë të ngjarjes së ndodhur në Vau Dejës, ku me datë 06.07.2012, rreth orës 02.30, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë hyrë të maskuar dhe kanë vjedhur nën kërcënimin e thikëve banesen e shtetases M. Q, duke i marrë me dhunë dy unaza, një varëse floriri me kryq, 2 aparatë celular dhe sende të tjera personale.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e 4 shtetasve të arrestuar, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i sendeve të vjedhura, dhe mjeteve të përdorura prejt tyre për të realizuar vjedhjen, konkretisht:
2 telefona celular sëbashku me kartat,
2 unaza,
1 varëse floriri me kryq në të,
2 thika,
1 shkop druri,
Si dhe bluza të bardha(të modifikuara dhe të përdorura si maska).
Lidhur me këtë rast u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të katër të rinjëve, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Vjedhje me dhunë në bashkëpunim".