E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje me thikë në Ballsh, humb jetën 13-vjeçari

Një 13-vjeçar ka humbur jetën, pasi është vrarë me thikë ne zemer nga shoku i tij adoleshent. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne oret e vona te nates se mbremshme teksa te rinnjte bashkë me shokët e tyre luanin futrboll në një fushë të improvizuar qytetin e Ballshit. Policia bën me dije se pas nje grindje mes te rinjve, sherri ka perfunduar me vdekjen e njerit prej tyre, konkretisht 13 vjecari me inicialet Y.K.

Goditja ka qene fatale, pasi thika e ka prekur 13 vjecarin ne zemer. Mendohet që vrasja ka ardhur pas një konflikti banal të momentit midis dy të rinjve. Pas krimit, i mituri me iniciale B. L 13 vjec nga Ballshi është larguar në tentativë për t`u arratisur, por ai u ndalua disa minuta më pas, jo shumë larg vendit të krimit.

Dëshmitarë në vendngjarje bënë të ditur se një grup fëmijësh të së njëjtës lagjeje kanë qenë duke luajtur futboll në afërsi të vendit të quajtur "ish Kinemaja" në Ballsh. Mësohet se në fillim ata janë sharë e gjuajtur me grushte, por më pas ngjarja ka degjeneruar në përdorimin e thikave, duke krijuar një fund tragjik për njërin prej tyre.

Por tentativa e tyre për t`i dhënë ndihmën e parë të miturit ka qenë e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë në vend për shkak se tehu i thikës i kishte prekur zemrën. Viktima ishte në klasën e shtatë dhe vetëm pak ditë më parë kishte përfunduar këtë vit shkollor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po sqaron rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›