E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 42 kg drogë në Gjirokastër, në kërkim dy persona

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 42 kilogramë drogë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy shtetas si posedues të saj. Ngjarja është shënuar në fshatin Fllomo të komunës Pogon, ku dy të rinj po transportonin drogë drejt kufirit grek.

Pas gjurmimit, në ndjekje të tyre është vënë policia, dhe sapo efektivët janë afruar në drejtim të tyre, të rinjtë kanë hedhur pakot e drogës përgjatë përroit dhe janë larguar në drejtim të pyllit. Si rezultat policia ka gjetur plot 21 pako droge me nga 2 kg secila pako, gjithsej 42 kg marijuanë.

Ndërkaq uniformat blu kanë mundur të bëjnë dhe identifikimin e autorëve të shpallur në kërkim, shtetasi A.S, 27 vjec nga fshati Lazarat dhe shtetasi K.M, 25 vjec nga fshati Bulo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›