E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacientet Spitali pa ilace i blejme ne farmaci

Shqiptarët kanë vite që i blejnë ilacet jashtë dyerve të spitaleve, megjithëse ato duhet t’u ofroheshin pa pagesë. Këtë e pohojnë vetë pacientët, të cilët shprehenpër mikrofonin e “AS”, se në jo pak raste janë detyruar të blejnë medikamente ne farmaci. Arsyeja që ata kanë marrë nga mjekët është se spitali nuk ka fonde për të blerë barnat e mjaftueshme. ata thonë se mjekët u kanë dhënë si të vetmen zgjidhje, farmacitë private.

E ndërsa pacientët ankohen se në QSUT herë pas here, mungojnë ilacet, drejtuesit e shëndetsisë kanë garantuar se ato janë të mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat. Por ka dhe nga ato raste, si ai i një dite më parë, kur vetë bluzat e bardha i vjedhin barnat e QSUT për t’i tregëtuar në farmacitë private. Shumë prej pacientëve thonë se mjekët i drejtojnë nëpër farmaci të vecanta dhe kjo për ta është e papranueshme, pasi kjo tregon qartë lidhjen që ekziston mes bluzave të bardha dhe bizneseve private.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›