E Diel, 1 Nëntor 2026

Semundjet e zemres mjeket Po preken moshat e reja

Duhani dhe mbipesha po shtojnë gjithnjë e më shumë sëmundjet e zemrës tek shqiptarët. Por shqetësimi më i madh  për mjekët që merren me këta pacientë cdo ditë, është se nëse më  parë këto sëmundje ishin të shpeshta tek 50-vjeçarët, tani ato hasen shpesh edhe tek moshat e reja, duke filluar dhe nga ato 20 vjecare. shkaqet janë nga më të ndryshmet.

"Nuk është më sëmundje e moshës mbi 50 vjec, por e dekadave më përpara, edhe 30 edhe 20 vjecar. Duhani që është bërë aq shumë problematik dhe mbiushqyerja", tha Anesti Kondili, drejtues i shërbimit të reanimacionit të kardiologjisë QSUT.

Krahas këtij fenomeni i cili po merr përmasa drastike, autoritetet drejtuese të shëndetsisë thonë se në pavijonin e kardiokirugjisë dhe kardiologjisë në QSUT, ka një teknologji  moderne, ndërsa mjekimi është cilësisht i njëjtë si në vendet e rajonit.

"Pajsijen me tekonologjinë më bashkëkohore që mundëson kryerjen e të gjitha interventeve qofshin dhe më të komplikuara në fushën e kardiokirurgjisë por dhe ekzaminim shumë të thelluar, të menjëhershmë dhe me shumë cilësi për të gjitha aksidentet kardiake që nga momentet e para, në momentet më të rënduara, duke ruajtur nivelet më të larta të ekzaminimit që ekzistojnë sot në botën mjeksore", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.

Këto deklarata u bënë pas një konference ndërkombëtare,  në lidhje me sëmundjet e zemrës, të mbajtuar në Tiranë. Në konferencë është diskutuar rreth metodave diagnostikuese, por edhe terapive moderne që duhet të përdoren për kurimin e pacientëve që vuajnë nga zemra.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›