Durrës, 144 milionë lekë për të luftuar kontrabandën dhe trafiqet në port
Orët pa energji elektrike që shfrytëzoheshin rëndom për kalimin e traut doganor pa shlyer detyrime, kapërcimet e rrethimit portual e shumë veprime të tjera, duket se së shpejti do t‘i përkasin së djeshmes. Përmirësimi i ndriçimit të perimetrit të Portit Detar të Durrësit, sigurimin dhe monitorimin e hyrje-daljeve, krijimi i një rrjeti me kamera vëzhguese, janë punimet që kanë thithur fondin 144 milionësh dhe që presin të realizohen gjatë periudhës në vazhdim. Projekti është hartuar nga dy kompani të njohura në botë, gjermania "Hamburg Port Consulting" dhe kompania angleze "I.M.C". HPC është kontraktuar në vitin 2007 nga APD për të zbatuar plotësimin e portit të Durrësit me kodin ISPS (International Ship and Port Facility Security Code) të sigurimit portual. Ndërkaq, punimet do të kryhen nga një kompani italo-shqiptare, e cila ka fituar tenderin dhe është në fazën e studimit të terrenit për zbatimin e projektit gjermano-anglez të sigurisë. Brenda projektit përfshihet edhe trajnimi i personelit që do të përdorë sistemin e kamerave të vëzhgimit, së bashku me monitorimin e tij në kryerjen e shërbimeve. Burime nga Autoriteti Portual Durrës bënë të ditur se instalimi i këtij sistemi, ndriçimi të plotë do të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha bizneset dhe operatorët portualë.
Ndërkohë që, ky instalim nuk po pritet me entuziazëm nga një pjesë e mirë e operatorëve, të cilët do të kenë të faktuar çdo lëvizje të tyre në kamerat e vëzhgimit dhe pavarësisht orarit të punës, në doganë, kalata dhe hyrje-dalje portuale, gjithçka do të jetë e vëzhguar dhe dokumentuar. Aferat korruptive mes subjekteve dhe përfaqësuesve të autoriteteve do të reduktohen ndjeshëm, pasi nuk do të mund të kryhen nën një sistem të tillë sigurie, duke shfrytëzuar ndoshta për marrëveshjet e kësaj natyre një kohë tjetër dhe ambientet jashtë portit. Prej disa vitesh, në portin më të madh të vendit po zbatohen projekte për vënien nën kontroll të plotë të të gjithë sipërfaqes brenda rrethimit portual me synim arritjen e një niveli të lartë sigurie. Sipas drejtuesve të APD-së, projekti për rritjen e parametrave të sigurisë në port është ndjekur intensivisht nga program "Icitap" i qeverisë amerikane në vendin tonë dhe aktualisht një pjesë e mirë e elementeve të kërkuara janë plotësuar dhe po vazhdohet me plotësimin e të tjerave. Krijimi i Forcave të Sigurisë portuale qe një hap i rëndësishëm, që u pasua me përcaktimin e pikave të dobëta të portit të Durrësit, që konsistonin në elementet e cenueshmërisë së tij. Mbi bazën e tyre u hartuan dhe projektet për të rritur sigurinë dhe krijuar ambientin e përshtatshëm për aktivitet të sigurt të operatorëve portualë dhe firmave të ndryshme, që zgjedhin këtë port për import-eksportet e tyre. Të gjitha këto do i japin fund "epokës së artë" të kontrabandës dhe trafikut të hapur, që, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se është ulur ndjeshëm, duke u kthyer deri në monopole në duart e disave.