Shkollat e fshatit, ku të thërret kiameti, jo interneti
Në një kohë kur qeveria dhe vetë Kryeministri premtojnë dhe trumbetojnë futjen e internetit nëpër shkolla, flasin për "moshën e internetit", klasat nuk kanë banka e tavolina dhe tavani u bie në kokë.
E ndërsa qeveritarët shkojnë të lidhin internetin në shkolla, ca i marrin për tallje se nuk kanë as banka, as tavolina për të vendosur kompjuterë, disave u bien suvatë dhe tavani në kokë.
Pra, me sa shohim e dëgjojmë, ka ardhur koha jo e internetit, por e rrezikut të shembjes së shkollave, siç ndodhi në Shullaz të Kurbinit.
Një pjesë e tavanit të shkollës 9-vjeçare në Shullaz të Laçit, tri ditë më parë, është shembur, duke shkaktuar plagosjen e mësueses Nexhmije Ahmeti dhe tronditjen e nxënësve. Gjithçka ka ndodhur gjatë orës së procesit mësimor.
Tavani i shkollës 9-vjeçare është shembur në ambientet e klasës së katërt, gjatë procesit mësimor. E gjithë ngjarja ka terrorizuar fëmijët, të cilët ishin ulur në bankat e shkollës dhe për pak kanë shpëtuar nga një tragjedi.
Shkolla ka qenë e vjetër dhe e parikonstruktuar, gjë e cila ka sjellë edhe ngjarjen e rëndë që për pak sa nuk shënoi tragjedinë e radhës.
Diku tjetër, për të shmangur rrezikun nga tavani e muret, detyrohen të mbyllen shkollat dhe nxënësit duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të ndjekur mësimin.
25 nxënës të shkollës 9-vjeçare të fshatit Kaluer në Komunën Ungrej në Qarkun e Lezhës detyrohen të ecin 26 kilometra me këmbë çdo ditë, për të shkuar në shkollë dhe për t‘u kthyer në shtëpi. Ky fshat, i cili është 12.5 km larg komunës, 16 km larg Rrëshenit, 40 km larg Lezhës dhe 18 km larg Pukës kishte shkollën e tij, ku mësonin nxënësit e tre fshatrave. Ai është fshati më i thellë malor i Komunës Ungrej.
Shkolla e vjetër 9-vjeçare ishte ngritur përpara viteve ‘90. Deri më 1996-ën, ka funksionuar me klasa të veçanta, pas këtij viti ka funksionuar me klasa të përbashkëta.
Gjatë katër viteve të fundit, prej kohësh drejtoria e shkollës ka kërkuar investime për mirëmbajtjen e shkollës, por askush nuk është përkujdesur për jetën e këtyre fëmijëve dhe as për mbarëvajtjen e mësimit të tyre.
Kryetari i komunës, i cili është me mandatin e dytë, i kërkoi drejtorisë arsimore mbylljen e shkollës së fshatit Kaluer dhe nxënësit duhet të ecin 26 km vajtje-ardhje në këmbë, dhe bëjnë tri orë rrugë për të vajtur në shkollë. Banorët ankohen, por askush nuk e dëgjon ankesën e tyre, pasi qeveritarët tanë shohin dhe flasin vetëm në autostrada dhe jo në rrugë fshati. Se po të shkojnë atje, do të shohin "se jetojnë tamam në kohën e internetit"