Një burrë, "mollë sherri" për dy gra
Shpeshherë "mollë sherri" për burrat është një femër, por ndodh edhe e kundërta. Dy femra janë zënë njëra me tjetrën pikërisht për një burrë. Njëra prej tyre është bashkëshortja e 42-vjeçarit, ndërkohë që tjetra bashkëjeton me të. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Tiranë, ndërkohë që policia ka nisur punën për sqarimin e këtij konflikti. Sipas të dhënave, bashkëshortja e Pjetër Kolës, Lindita, nuk ka duruar dot kur është përballur me gruan që "i rrëmbeu" të shoqin, duke e goditur me grushte. Burimet policore bënë të ditur se mëngjesin e djeshëm, pikërisht rreth orës 08:00, ka bërë kallëzim Melpomeni Dushku, 44 vjeçe, se është keqtrajtuar nga Lindita Kola. Sipas denoncimit të saj, rreth orës 06:00, në një lokal te fusha "Misto Mame", është goditur me grushte dhe sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime trupore, nga Lindita Kola, 42 vjeçe. Policia tha se më të regjistruar këtë kallëzim, u kryen veprimet procedurale, ku rezultoi se Melpomeni Duka bashkëjeton me Pjetër Kolën, 42 vjeç. Por, ky i fundit është në proces gjyqësor për ndarje me bashkëshorten e tij, Lindita Kola. Në këto kushte, policia tha se të dëmtuarës Melpomeni Dushku iu plotësua kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, me motivin se Lindita Kola ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Ndërkohë, policia e Korçës ka arrestuar dje një burrë, i cili ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij. Shpëtim Rushani, 49 vjeç, është vënë në pranga, ndërsa është kapur nga uniformat blu që e kishin shpallur në kërkim një muaj më parë. Policia e Korçës ka bërë të ditur se ndaj 49-vjeçarit ishte bërë një denoncim nga ana e ish- bashkëshortes dhe vjehrrës për një ngjarje të ndodhur në banesën e tyre. Edhe pse para presionit të vazhdueshëm të burrit agresiv, gruaja dhe të afërmit e saj nuk i ishin drejtuar uniformave blu nga frika, por, kur janë ndier të kërcënuar për jetën, kur 49-vjeçari ka shkuar i armatosur në shtëpinë e tyre, kanë kërkuar ndihmë.