E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB kërkon masa të veçanta për mbrojtjen e grave pas vitit 2014

KABUL- OKB-ja i kërkoi sot në një komunikatë qeverisë afgane dhe NATO-s se duhet të ndërmerren masa të veçanta gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Çikago për të mbrojtur të drejtat e grave pas vitit 2014, menjëherë pasi trupat e huaja të largohen nga vendi.

Anëtarët e NATO-s do të mblidhen më 20-21 maj në Çikago për një samit, ku një pjesë e rëndësishme do t'i kushtohet Afganistanit dhe tranzicionit që do të zhvillohet si në sektorin ushtarake, ekonomik dhe social.

Disa përfaqësues të shoqërisë civile kanë kritikuar përdorimin pak të sinqertë të temës së mbrojtjes së grave nga qeveria.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›