Sequi, zv/ministrit: Garën duhet ta fitoj unë...
TIRANE-Në Ditën e Evropës, më 9 maj, në bulevardin kryesor të Tiranës u zhvillua një garë me biçikleta që nënkuptonte sloganin “Vrapo drejt Evropës”.
Në këtë garë dy ishin rivalët e ambasadorit të BE në Tiranë, Etore Sequi”, zv/ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha. Bluetooth, zbuloi fotot jozyrtare ku duket se ka pasur një marrëveshje paraprake mes Sequit dhe Bardh Spahisë. Me sa na thanë pjesmarrësit, ky i fundit ka kërkuar të jetë i pari në garë, por në fund rezultoi ndryshe.
Foto pak metra para finishit tregon që Spahia është i pari, Lulzim Basha i dyti dhe Sequi që mundohet ti kalojë. Me sa duket zv.ministri i Shëndetësisë e ka menduar gjatë kërkesën e Sequit dhe duke pasur edhe Bashën përballë ka thënë; Mosha m’lejon me ken i pari, masanej Sequi në Evropë është, e prap don me fitu, kjo asht garë për shqiptarët, pranaj na duhet me vrapu...
(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)