Vasili: Shqipëria e treta për akses të shpejtë për pacientët
TIRANË- Shqipëria renditet vendi i tretë për akses të shpejtë për pacientët, tha sot ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në konferencën e 9-të vjetore të Mjekësisë së Familjes “Kompetencat e mjekëve të familjes në kujdesin parësor”, mbajtur në Universitetin Evropian të Tiranës.
“Reforma e edukimit në vazhdim do të jetë e pandalshme. Gati dy vitet e fundit aktivitetet kualifikuese për mjekët kanë njohur një zhvillim të vazhdueshëm, që është i pakrahasueshëm me asnjë fushë tjetër të shkencave në Shqipëri. Shëndetësia shqiptare në pikëpamje të formimit profesional të edukimit dhe të ofrimit të dijeve shkencore duan apo nuk duan disa është në avangardë. Ajo po përjeton një nga momentet e saj më të mira në drejtim të ringritjes ideore dhe profesionale”, tha Vasili.
Ministri Vasili u ndal në reformimin e shëndetësisë, duke theksuar se reformat janë vlerësuar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Parandalimi dhe imunizimi janë suksese të reformës”, tha Vasili, duke shtuar se teknologjitë moderne mjekësore tashmë janë në çdo rreth të vendit.
Duke konsideruar mjekësinë e familjes si guri i themelit për një sistem shëndetësor modern, efikas dhe cilësor, Vasili tha se sistemi i referimit, është një nga hapat e parë madhore të reformës shumëplanëshe që është ndërmarrë në fushën e shëndetësisë. “Sistemi i referimit, mund të quhet pa mëdyshje “guri i themelit”, për të disiplinuar sistemin, rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin, për të krijuar tashmë një marrëdhënie formale ndërmjet mjekut dhe pacientit, ndërmjet qytetarit dhe sistemit shëndetësor, me synim rikthimin e dinjitetit të të gjitha palëve”, theksoi Vasili.
Në Shqipëri, 417 qendra shëndetësore funksionojnë si njësi autonome, shërbimet e të cilave janë të blera nga ISKSH. Çdo qendër shëndetësore menaxhohet nga një drejtues i cili ka hapësirat e nevojshme për të bërë të mundur një menaxhim autonom.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vasili: Shqipëria e treta për akses të shpejtë për pacientët