E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vranë 19-vjeçarin se u gërvishti makinën, 3 në pranga

DURRES – Policia e Durrësit prangosi 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, një ditë më parë në vendin e quajtur Fermë Sukth.

Burime nga policia bënë të ditur se autorët e dyshuar të ngjarjes janë Andrit Toçi 21 vjeç, Armando Xheka 18 vjeç dhe Ervis Xheka 19 vjeç, të cilët janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të ndaluarit dyshohen se kanë goditur me thikë 19-vjeçarin Hoxha, pas një grindjeje për gërvishtjen e një makine.

NGJARJA
19-vjeçari Blerim Hoxha u plagos me thikë pasditen e së premtes në Fermë Sukth dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak pak orë më vonë. Grindja mes të rinjve ndodhi në rrugë, në afërsi të Urës së Sukthit.

Hoxha u godit disa herë me thikë në bark dhe mbërriti në Spitalin Ushtarak në gjendje kome. Ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›