Zgjedhjet ne Gjilan, fiton kandidati i PDK-se
GJILAN- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa ka fituar zgjedhjet e së djelës në Gjilan me 58 përqind të votave kundrejt kandidatit nga Lidhja Demokratike, Fatmir Rexhepi që mori 42 përqind të votave.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi dhe kandidati për Gjilanin, Qemajl Mustafa kanë thënë se fitorja e PDK-së në Gjilan, është fitore për demokracinë e Kosovës.
Lidhja Demokratike ndërkaq ka pranuar humbjen por kandidati i saj, zoti Rexhepi e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të dëmshëm për demokracinë.
Pak kohë pas mbylljes së kutive të votimit, simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan dolën për të festuar në rrugë fitoren e kandidatit të kësaj partie, ende pa u shpallur zyrtarisht rezulatet.
Në zgjedhjet e së djelës në komunën e Gjilanit, zgjedhjet që u mbajtën për të tretën herë brenda një harku kohor prej pesë muajsh, morën pjesë mbi 41 përqind e votuesve. Zgjedhjet u përsëritën pas parregullsive të konstatuara në dy raundet e para të votimeve dhe mosnjohjes së rezultateve nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Rezultatet paraprake u shpallën rreth mesnatës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Procesi zgjedhor në Gjilan, nga kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta u cilësua i rregullt, megjithëse vëzhgues të shoqërisë civile raportuan për disa raste të votimit familjar dhe parregullsi në votimet me kusht. Sipas zonjës Lushta, parregullsitë eventuale nuk cënojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Zgjedhjet në Gjilan janë ndjekur nga afër edhe nga ambasadori amerikan dhe ai britanik të cilët kanë vizituar disa vendvotime.
Procesi zgjedhor në këtë komunë është vlerësuar i rëndësishëm, për shkak të paralajmërimeve se kryemininstri Thaçi po pret mbylljen e këtij procesi për të bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet se riformatimi i qeverisë është çështje ditësh dhe ai do të përfshijë zyrtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
(bbc/Balkanweb)