E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bashkëpunim me Serbinë, pavarësisht dallimeve rreth Kosovës"

TIRANE-Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë pavarësisht dallimeve që i karakterizon për cështjen e Kosovës.
Kështu deklaroi sot në mesditë në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Jashtme, kreu i diplomacisë shqiptare Ilir Meta, dy ditë pas përfundimit të vizitës zyrtare në shtetin serb.

“Gjatë takimeve u shfaqën dallime rreth Kosovës. Megjithatë, Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë pavarësisht dallimeve që kanë rreth kësaj çështjeje. Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian ashtu sikurse dhe vendet e tjera të rajonit”, theksoi Meta gjatë konferencës për shtyp duke shtuar se “Kosova nuk është cështje bilaterale mes Serbisë e Shqipërisë”.

Meta siguroi gazetarët se ka diskutuar me homologun serb Vuk Jeremic për cështjen e Kosovës, ku dhe dhanë qëndrimet e tyre. Shefi i diplomacise shqiptare theksoi se pavaresisht qendrimeve diametralisht të kunderta që ka Tirana zyrtare me Beogradin rreth pavaresise se Kosoves (ku shteti serb ka deklaruar se nuk do te njohë kurrë pavarësinë e Kosovës), te dy vendet pranojne qe e ardhmja e Ballkanit Perendimor është Bashkimi Europian.
Meta gjithashtu nënvizoi se edhe pse Kosova me diplomacinë e saj po punon për njohjen e shtetit, edhe diplomacia shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë në këtë drejtim.

Pakicat serbe në Shqipëri?
Meta ka bërë kështu një rezyme të takimeve të zhvilluara në Serbi, ku ka theksuar se Shqipëria është e gatshme të zhvillojë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Gjatë qëndrimit në Beograd, ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç iu shpreh Meta se në Shqipëri ekziston një minoritet serb, minoritet i cili nuk është regjistruar gjer më tani në vendin tonë.
“Ne jemi të hapur për regjistrimin mbi baza etnike. Çdo qytetar i lirë duhet të shpreh përkatësinë e tij etnike”, tha Meta para gazetarëve.

Tadic i mirëpritur në Shqipëri
Meta shtoi më pas se presidenti serb Boris Tadic është i mirëpritur të vizitojë Shqipërinë, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme qe marredheniet mes serbeve dhe shqiptareve ne cdo vend ku ata jetojne bashke te jenë te mira.
“Rëndësi për ne ka përmirësimi I klimës së bashkëjetesës”, theksoi Meta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›