E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës/ 4 në pranga , kapen 24 kg drogë

Dy operacione të policisë së Durrësit në harkun e pak orëve kanë çuar në sekuestrimin e 24 kilogram lëndë narkotike, kanabis sativa, dhe kanë vënë në pranga 4 persona.
Tre persona u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar "Emigranti", i zhvilluar nga strukturat e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikeve dhe ato të Policisë Kufitare e Migracionit.
Në prangat e policisë u vunë Flamur Xeka, 33 vjeç, Shkëlqim Xaka, 27 vjeç si dhe Ernest Alia, 38 vjeç, që të tre me banim në Mamurras, Kurbin.
Rreth 14 kilogram lëndë narkotike, kanabus sativa u sekuestruan në autoveturën Fiat Punto me targa BG 820 XV, e cila kishte si destinacion Italinë.
Makina drejtohej nga Flamur Xeka dhe bashkë më të udhëtonte edhe Shkelqim Xaka. Të dy u vunë mënjëherë në pranga.
Ndërkaq, gjatë punës për dokumentimin e ngjarjes u identifikua edhe personi i tretë i përfshirë në këtë veprimtari, Ernest Alia.
Gjatë kontrollit në banesën e Aliajt, policia gjeti e sekuestroi 9,35 kg Cannabis Sativa, dy arme automatike te modeleve 54 dhe 56, 1065 cope fisheke te kalibrave te ndryshem, dy presa per presim te lendes narkotike, automjeti tip Fiat Punto si dhe 7000 mije leke te rinj.
Ndërkaq, operacioni "Shpërndarësi" ka çuar në pranga një tjetër person.
Besnik Domi, 43 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Durrës, u gjetën 396.4 gram kanabis sativa e cila ishte e ndarë në qesë të vogla farmacie
Në 24 orë policia e Durrësit ka sekuestruar rreth 45 kilogram kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për trafik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›