E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mozaiku 2 mijë vjet më parë, rikonstruktohet "ndërtesa" më e vjetër në Tiranë

Ende vazhdon debati nëqoftëse Tirana është vendbanim i ri apo i vjetër. Dimë që si qytet është ndërtuar në vitin 1645, ku Sulejman Pashë Bargjini ndërtoi një xhami dhe një hamam. Por Mozaiku i Tiranës në afërsi të sheshit "21 dhjetori", tregon se Tirana si vendbanim është shumë herë më i hershëm.
Falë disa punimeve të kryera për ndertime të disa pallateve, në 1972 u zbulua kjo vepër monumentale . I përket shëkullit 1 pas lindjes së Krishtit dhe ajo që 2000 vjet më parë ka qenë banesë për fermentimin e rrushit tashmë është një gjurmë për të vërtetuar që Tirana është e banuar më herët. Ministri i Kulturës , Ferdinand Xhaferri, ka vizituar këtë mozaik , pas përfundimit të një projekti për ndërhyrje konservuese.
çdo kush tani në Tiranë mund të vizitojë ndërtimet më të vjetra , varrin e Sulejman Pashë Bargjinit, xhaminë e Et'hem Beut, e Kullën e Sahatit , por askush nuk duhet të harrojë se ndërtimi më i vjetër në Tiranë është e këtij mozaiku të rrallë që tregon se si ishte Tirana 2000 vjet më parë .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›