E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet drogë në një traget në pranga 3 persona

DURRES-Rreth 24 kg lëndë narkotike që pritej të trafikohej në Itali është sekuestruarsot nga sherbimet antidrogë të policisë të Durrësit ndërsa policia prangosi tre persona si korrierë të drogës. Operacioni i policisë i koduar me emrin “Emigranti” nisi reth orës 04:30 minuta të mengjesit fill pas një telefonate në sallën operative të drejtorise se kufirit dhe emogracionit në Durres që ka sinjalizuar për lëndë narkotike në automjetin tip fiat me targa te huaja. Antidroga në kontrollin e ushtruar në automjetin tip Fiat Punto BG 820 XV që do të nisej në Itali me tragetin e linjës urrës-Bari të ankoruar në Portin e Durrësit, gjeti sasinë prej 14 kg lëndë narkotike të dyshuar per Kanabis Sativa te fshehur ne hapesiren e dyrve te makines. Droga ishte mbeshtjelle me letër natriban dhe ndare ne pako. Policia dyshon se droga qe dyshohet për kanabis kishte për destinacion Italinë, dhe do të cohej ne shtetin fqinj nga 2 kusherinjte Flamur Xeka 32 vjec, drejtues i automjtetit, Shkelqim Xeka 27 vjec si dhe shtetasin pasagjer, Ernes Alia, 38 vjec. Dy te arrestuarit Xeka janë nga Mamurrasi dhe prej vitesh mesohet se jane rezident në Itali. Pak minuta pas arrestimit të personave në kontrollin e ushtruar në banesën e Ernest Alias u gjet dhe sekuestrua 9. 35 kg kanabis, 2 automatike si dhe 1605 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Të tre shtetasit do të akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike ndërsa po hetohet për implikimin e personave të tjerë në këtë trafik, gjetjen e vendit të furnizimit të drogës dhe destinacioni perfundimtar I lëndës narkotike. (d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›