Durrës, 57-vjeçari hidhet nga ballkoni
DURRES – Një 57-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka humbur jetën pasi u hodh nga pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr 18 të qytetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, rreth orës 02:45 të së enjtes. Sipas Policisë, shtetasi Myseret Levonja ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, si dhe një grup ekspertësh, të cilët nisën nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ekspertët thonë se nga hetimet e para rezulton se viktima është hedhur vetë nga lartësia, si pasojë e gjendjes së rëndë psikike. Fakt ky i mbështetur edhe nga familjarët, sipas të cilëve para vetëflijimit Levonja kishte qenë në spital, ku ka marrë mjekim për gjendjen e rënduar psikike në të cilën ndodhej.