E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, katër të plagosur me armë në lokal

Policia Vlorë

Konflikt masiv në lokal për pronësinë, plagosen me armë zjarri 4 persona. Një debat në dukje për të zgjidhur një çështje të hapur mes dy palëve ka shkaktuar pasoja të rënda për ta. Katër vlonjatë u plagosën duke përfunduar në spital, ndërsa katër të tjerë nga Fieri u prangosën nga policia, në tentativë për tu larguar. Sipas Policisë, përplasja ndodhi dje rreth orës 20:45, në një lokal pas pallatit të sportit Flamurtari, ku ndodheshin tetë persona. Pasi janë grindur me fjalë mes tyre, një prej personave të përfshirë në konflikt, në gjaknxehtësi e sipër, ka nxjerrë armën tip pistoletë që e kishte pa leje dhe ka shtënë në drejtim të katër të tjerëve, duke i lënë të plagosur në pjesët e poshtme të trupit.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›