Burri i dehur vret me thikë gruan

Banesa e çiftit Koxhaj, ku ndodhi krimi në familje në Tiranë
Tiranë, krimi në familje për shkak të alkoolit, nëna e dy fëmijëve të mitur theret nga i shoqi.
Policia: Autori nuk e kujton ngjarjen, i penduar u vetëdorëzua pas krimit.
Nëna e dy fëmijëve të mitur goditet 6 herë me thikë nga i shoqi, i cili ishte në gjendje të alkoolizuar dhe ndërron jetë gjatë natës në Spitalin Ushtarak. Pa kaluar ende shijen e hidhur të krimit të rëndë që ndodhi në maternitetin Koço Gliozheni, kur babai vrau foshnjën 3-ditëshe duke e hedhur nga dritarja, kryeqyteti është zgjuar edhe dje me lajmin e një tjetër krimi në familje. Vrasja ndodhi mesnatën e së mërkurës, duke gdhirë dita e djeshme, në një banesë private, dykatëshe, ku jetonte çifti Arben dhe Manjola Koxhaj, pranë ish-kombinatit Misto Mame, në rrugën Azbi Serani në Tiranë. Autori pasi ka transportuar të shoqen në spital është vetëdorëzuar në Polici, duke pranuar autorësinë e ngjarjes.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).