E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, 8 të dyshuar me A/H1N1, Godo inspekton portin

Pas inspektimit të Portit të Durrësit dhe spitalit rajonal, minsitrja e Shëndetësisë, Anila Godo deklaron se në këtë qytet janë 8 raste të dyshuara me virusin A/H1N1, për të cilat priten dhe rezultatet e analizave nga Rumania. 

DURRES- Minsitrja e Shëndetësisë Anila Godo deklaron nga Durrësi se në këtë qytet janë 8 raste të dyshuara me virusin A/H1N1, për të cilat priten dhe
rezultatet e analizave nga Rumania. Deklarata e Godos ka ardhur pas inspektimit
në portin më të madh të vendit si dhe në spitalin rajonal të Durrësit.
E shoqëruar nga drejtues të spitalit, higjienës dhe epidemiologjisë, ministrja Godo ka ndaluar në sheshin e trageteve të portit duke vlerësuar masat e marra nga autoritetet shëndetësore.
“Ajo që shoh realisht konfirmon kuadrin e masave të marra në bashkëpunim me kompanitë e lundrimit dhe autoritetet portual. Të gjithë udhëtarët në tragete njoftohen gjatë udhëtimit për mundësinë e vizitave mjekësore nga mjeku i anijes në raste të shqetësimeve të ndryshme, kontrolle të cilat vazhdojnë nga personeli shëndetsor i portit edhe gjatë zbritjes së udhëtarëve” theksoi Godo.

Ministrja Godo zhvilloi një vizitë edhe në spitalin rajonal të Durrësit, ku nënvizoi nevojën për rritjen e kërkesës për strukturat mjekësore të të gjitha niveleve
"Disa ditë më parë në këtë spital janë trajtuar 8 të sëmurë të dyshuar për gripin e derrit dhe katër prej tyre kanë dalë krejtësisht të shëruar. Katër të tjerë, kryesisht të moshave të reja dhe të mesme po trajtohen ende nga ana mjeksore, ndësa priten edhe rezultatet e analizave të kampionëve të marrë prej tyre" theksoi ministrja Godo.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 4 raste të prekura me virusin A (H1N1). Specialistët e shëndetit publik bëjnë apel për qytetarët që të mos shqetësohen, por dhe të mos neglizhojnë rekomandimet e mjekëve. Ata vënë theksin tek respektimi i rregullave të higjenës personale dhe në rast të shfaqjes së shenjave gripale, qytetarët duhet të drejtohen menjëherë tek mjeku.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›