Gruevski dhe Cvetkoviç dakord për viza me Kosovën dhe Shqipërinë
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Nikolla Gruevski i Maqedonisë dhe homologu i tij serb Mirko Cvetkoviç kanë rënë dakord për të vendosur regjimin e vizave mes tyre Kosovës dhe Shqipërisë. Dy kryeministrat biseduar kryesisht në praninë e mediave për bashkëpunimin ekonomik, por korrespodentë të agjencive botërore të lajmeve kanë raportuar se vizita është pjesë e forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, pas acarimit të tyre vitin e kaluar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova, gjendja në Luginën e Preshevës, e cila po ndërlidhet nga organet serbe të sigurisë edhe me Maqedoninë në rast të shtrirjes së ndonjë konflikti si dhe bashkëpunimi për korridorin 10, kanë qenë temat kyçe që janë diskutuar mes Gruevskit dhe krerëve serb, por që për këto janë dhënë shumë pak detaje. Gruevski është treguar skandaloz dhe injorues ndaj Kosovës, lidhur me shkëmbimin tregtar në rajon. Ai në deklaratën e tij ka thënë se Serbia është partner kryesor i biznesit, edhe pse shifrat e shkëmbimit tregtar me Kosovën janë tejet më të larta dhe se Maqedonia është importuesi kryesor në shtetin e Kosovës. Gruevski gjithashtu ka theksuar se prioritet i Qeverisë së tij është kryerja e ndërtimeve të Korridorit 10, që lidh dy vendet dhe se sipas tij, ky projekt do të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. "Maqedonia dhe Serbia kanë qëndrime të njëjta për shumë çështje, në veçanti për integrimet evropiane dhe bashkëpunimin kulturor. Mes dy vendeve nuk ekzistojnë çështje të hapura, vetëm disa çështje të vogla me karakter teknik", vlerësuan kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë, Mirko Cvetkoviç dhe Nikolla Gruevski. Ky i fundit u takua edhe me presidentin serb, Boris Tadiç, por edhe me zyrtarë të lartë të institucioneve serbe.
Ky lajm është publikuar: 23/07/2009